Futboll Seria A Sport

LEONARDO TENTON RINOVIMIN ME YLLIN E KLUBIT/ Ja dy skuadrat që shfaqin interes për shërbimet

Leonardo dhe Paulo Maldini po përpiqen që të përfundojnë termat e ri të rinovimit të kontratës së Davide Calabria me Milanin, mirëpo në skenë janë shfaqur dy blerës të mundshëm.

Aktualisht mbrojtësi i djathtë ka kontratë deri në vitin 2022 dhe drejtuesit po përpiqen që të ia zgjasin atë deri në vitin 2025, duke ia çuar pagën në 1.1 milionë euro në sezon.

Këtë sezon Calabria ka luajtur në 26 ndeshje në Serie A duke qenë përcaktues në krahun e tij me 65 harkime në zonë, më shumë se ai numërojnë vetëm Suso e Rodriguez. Ndërsa ai mban numrin më të lartë të ndërhyrjeve, plot 79 të tilla, 20 më shumë se shokët e skuadrës. Calabria ka dhënë një asist ndaj Cagliari dhe ka shënuar një gol, atë ndaj Napolit.

Për 22-vjeçarin sondazhet e para i kanë kryer në Angli, Manchester United dhe Tottenham po e ndjekin me kujdes situatën e tij. Solskjaer është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë duke parë që Darmian dhe Valencia do të largohen në fund të këtij sezoni.

Gjithsesi Milani e konsideron si një lojtar të së tashmes dhe të ardhmes së klubit të tyre dhe nuk dëshiron ta shesë.

Related posts

RIKTHEHET PROTAGONIST NË KAMPIONATIN HOLANDEZ/ Ylli Broja “rrëmben” skenën me gol dhe asist tek Vitese (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Sheriff Tiraspol-Real Madrid. Rezultati 0-3

Delo.autor

Çfarë po ndodh me skuadrat shqiptare? Një tjetër drejtues jep DORËHEQJEN

Isa.Autor

Leave a Comment