Futboll La Liga Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA FRANCA/ Ky lojtar është rrugës tek Real Madridi për tre arsye

E ardhmja e Paul Pogba lidhet ngushtë me kalimin tek Real Madrid. Së fundi, vëmendja është fokusuar tek Eden Hazard nga klubi spanjoll, mirëpo mesfushori i Manchester United nuk është harruar.

Revista e madhe franceze “France Football” ka hapur faqen e parë të artikullit të tyre të fundit me titullin: “Pogba rrugës për në Madrid”, duke shpjeguar edhe arsyet që do e çojnë 26-vjeçarin drejt Madridit.

Sipas asaj që shkruan revista arsyeja e parë që rikthye dëshirën e francezit për Realin është rikthimi i Zinedine Zidane në krye të skuadrës. Që nga ai moment Pogba e ka marrë në konsideratë kalimin në “Bernabeu”.

Arsyeja e dytë është që sezonin e ardhshëm të luajë nëChampions League. Aktualisht United renditet në vend të gjashtë në Premier League dhe do e ketë të vështirë të zërë një vend mes katër të parave. Pjesëmarrja në Europa League është diçka shumë e vogël për Pogba, i cili synon të kapë majat.

Së treti, Pogba synon që një ditë të fitojë Topin e Artë dhe ashtu siç shpjegon “France Football”, ku më mirë se tek Real Madrid ka shanset më të mëdha për ta bërë diçka të tillë. Duke e filluar karrierën si pasuesi i Luka Modric dhe do ketë shansin të fitojë gjithçka në një nga skenat më të mëdha në elitën e futbollit evropian.

Related posts

“VRASËSI I LOJTARËVE”/ Rambo-Ramos, kënga QESHARAKE që ka marrë 24 milion klikime (VIDEO)

Isa.Autor

HUMBJA E BOKSIERIT BRITANIK ME “KO”/ Ja shuma marramendëse që perfitojnë Fury dhe Wilder nga triologjia…

Delo.autor

Montezemolo takon familjen Schumacher, ja lajmi që jep për Michael!

Sadik.Autor

Leave a Comment