Futboll Seria A Sport

“NDESHJA ME NAPOLIN ISHTE PIKA JONË E DOBËT”/ Perisic: Ekuilibri është sekreti ynë, rinovimi…

Ivani i tmerrshëm” është shndërruar në makth për mbrojtjet kundërshtare. Korsia e majtë është pronë e tij, vrapon pa fund, ka energji të pashtershme, nuk lë hapësira pas dhe sikur të mos mjaftonin këto bën edhe sulmuesin e racës.

Perisiç, në moshën 32- vjeçare po përjeton rininë e dytë dhe tashmë forma e tij optimale nuk është më një surprizë për askënd.

Me kontratën që i skadon në qershor, kroati nuk e ka vendosur akoma të ardhmen e tij, por i vendosur duket në atë që jep në fushë. Ndaj Salernitanës nisi goleadën zikaltër dhe si më të mirët e ndeshjes, në fund të saj dha edhe këndvështrimin e tij për situatën aktuale të Interit.

MOMENTI – “Kemi bërë mirë, ashtu si kemi bërë prej disa javësh në fakt. Duhet vetëm të vazhdojmë kështu sepse jemi në rrugën e duhur. Po dominojmë dhe po tregojmë forcë totale. Përpara jemi shumë të rrezikshëm dhe në mbrojtje pas dy muajsh më në fund kemi gjetur ekuilibrin. Ky është sekreti ynë. Sulmojmë të gjithë dhe mbrojmë të gjithë, pa e vënë në dyshim grupin. Jemi në një moment fantastik”.

KTHESA – “Kthesa erdhi me Napolin, sepse ajo ndeshje erdhi në një moment delikat për ne. Vinim nga pauza e kombëtareve dhe ishim 7 pikë larg kreut. Na ka dhënë një shtysë më shumë, por edhe më parë kishim bërë shumë mirë. Mund ta shikonit si në derbi ku gabuam një penallti dhe në sfidat e tjera”.

MOMENTI PERSONAL – “Kur skuadra luan kështu nuk është e vështirë të paraqitesh mirë. Por e di që në nivel personal kam akoma për të përmirësuar, sepse rruga është e gjatë dhe unë duhet të mbroj akoma më mirë. Është gjë shumë e bukur të shënosh, aq më tepër që kam arritur golin e katërt personal, aq sa kam realizuar gjithë vitin, por më e rëndësishme është kur skuadra fiton”.

RINOVIMI – “Nuk kemi folur për rinovimin. Kemi kohë akoma, janë edhe 6 muaj. Do të shohim”.

Related posts

Strootman: Ronaldo s’do të jetë vendimtar gjatë gjithë kampionatit

Isa.Autor

Cavani: Dua Championsin, dashuria për PSG-në është e pashtershme

Sadik.Autor

I THUR ELOZHE “MBRETËRVE” TË EUROPËS/ Talenti Haaland: Bayern Munich, skuadra më e mirë në botë

Delo.autor

Leave a Comment