Futboll Premier League Sport

ZBULON LOJTARIN E SEZONIT NË PREMIER/ Van Dijk “tradhton” Liverpoolin, voton “armikun e madh”…

Premier League po shkon drejt fundit dhe “Organizata e Futbollistëve Profesionistë” (PFA) do të zgjedhë lojtarin më të mirë të këtij sezoni.

Ndërkohë mbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk ka zbuluar publikisht votën e tij për lojtarin më të mirë të këtij sezoni. Holandezi pranoi hapur se nuk votuar për asnjë nga shokët e skuadrës së tij, duke ia dhënë votën Raheem Sterling, kundërshtarit të tyre të Manchester City, me të cilët po luftojnë për titullin kampion.

“Unë votova për Raheem Sterling. Bëra atë që mendova dhe mendoj se ai e meriton. Ai ka bërë një sezon fantastik. Mund të kisha votuar edhe për Bernardo Silva, apo disa lojtarë të tjerë të Manchester City. Por, unë jam i sinqertë, mendoj se Sterling është rritur shumë si lojtar”, e shpjegoi votën e tij van Dijk.

Sa i përket luftës për titull kampion mbrojtësi holandez tha se Liverpool duhet ta mbajë kokën lart dhe se me pikët që kanë grumbulluar deri tani dhe vetëm me një humbje është diçka speciale.

Related posts

Conte donte të shiste Batshuayin, por klubi refuzoi

Q.Autor

FRIKËSON BARCELONËN ME DEKLARATËN/ Mesfushori Correa: Dyert tona janë gjithmonë të hapura për…

Delo.autor

Kastrioti fiton edhe në Dibër, vijon marshimin drejt Superiores

Q.Autor

Leave a Comment