Futboll Kupa e Shqipërisë Ndeshjet Live

LIVE/ Kukësi-Teuta, Ekipi i Shkëmbit shtyn drejt sulmit

Kukësi dhe Teuta luajnë ndeshjen e fundit çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Me takimin e parë të përfunduar në barazim 2-2 në qytetin e Durrësit, janë verilindorët që kanë një avantazh nga goli në fushë kundërshtare, por asgjë nuk është e mbyllur.

Në sfidën e “Elbasan Arenës”, trajneri Ndreu e nis me Rexhinaldon e Shkurtajn në sulm nga minuta e parë, ndërkohë që Shkëmbi i beson nga minuta e parë Avdylit e Gashit, ndërkohë që para mbrojtjes gjendet Osmani, me Arapin e Bicajn në qendrën e mbrojtjes.

LIVE | Kukësi-Teuta 0-0 (2-2)

KOMENTI LIVE

27’ Bushiç shkëputet bukur në mesin e mbrojtjes së Kukësit, por është Krasniqi që ndal sulmuesin kroat, teksa shkonte rrezikshëm drejt portës.

21’ Uilliam nga e djathta hedh një top në mesin e mbrojtjes së Teutës, por spastrohet në një moment vendimtar.

16’ Aksion i rrezikshëm i Teutës. Progni në fundore pason për Bushicc në mesin e zonës. Ky i fundit te Gashi, dhe topi shkon në krahun e djathtë, tek Frashëri, por goditja e mbrojtësit lë shumë për të dëshiruar, shumë mbi traun e portës.

13’ Krosim në zonën e Teutës, topi shkon drejt Ramës, por bën faull teksa përpiqet të godasë me kokë.

11’ Arapi provon me një kthesë në ajër, pas një topi të gjatë në zonën e Kukësit, por pa shënjestër drejt portës së Frashërit.

7’ Gafë e gjyqtarit anësor, i cili akordon një pozicion jashtë loje për Prognin, por lojtari u nis dukshëm brenda.

5’ Progni rrëzohet brenda zone në një dyluftim ajror tek mbrojtja e Kukësit, por janë verilindorët që spastrojnë.

1′ Nis sfida në Elbasan. Ndreu surprizon duke lënë në stol Rrocën, që ishte parashikuar të niste si titullar, e në vendin e tij Valdet Rama.

FORMACIONET

Kukësi: Frashëri, Maliqi, Cuculi, Krasniqi, Rrumbullaku, Teqja, Rroca, Dzaria, Ethemi, Kordeiro, Rexhinaldo, Shkurtaj. Trajner: Ramadan Ndreu

bandicam 2019-04-03 17-02-00-150

Teuta: Hidi, Frashëri, Arapi, Bicaj, Beqja, Osmani, Avdyli, Gashi, Kallaku, Progni, Bushiç. Trajner: Bledi Shkëmbi

Related posts

EUROPEAN SUPER LEAGUE DREJT DËSHTIMIT/ Trondit Manchester United, jep dorëheqjen shefi i klubit…

Delo.autor

“S’DUAM TË “MASAKROHEMI” NGA BAYERN”/ Sulmuesi i skuadrës inferiore nuk do të ketë fatin e Barcelonës dhe Schalkes

Delo.autor

“Çmendet” Arsenali/ Topcinjtë fitojnë duelin në distancë me Juventusin për super-futbollistin

Sadik.Autor

Leave a Comment