Futboll Sport

FUNDJAVË POZITIVE PËR LOJTARËT SHQIPTARË/ Ja si vlerësohen legjionarët

Kjo fundjavë që lamë pas ka qenë shumë pozitive për lojtarët shqiptarë.

Sipas faqes së specializuar të statistikave “Sofa Score”, ka piketuar 5 legjionarët që kanë shkëlqyer me paraqitjet me skuadrat e tyre respektive këtë fundjavë.

I pari në këtë klasifikim është mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, i cili vlerësohet me notën 7,9 nga ku ka luajtur përgjatë gjithë 90 minutëshit në fitoren ku Empoli arriti ndaj Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

 

 

I dyti në këtë klasifikim është mesfushori i Shqipërisë, Enis Çokaj, i ciili vlerësohet me notën 7,4, i cili shkëlqeu gjatë gjithë 90 minutëshit me Lokomotivën e Zagrebit ndaj Hajdukut të Splitit.

I treti renditet, mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, i cili është vlerësuar me notën 7,4, me Atalantën e tij në fitoren ku bergamaskët arritën ndaj Veronës me rezultatin 1-2.

I katërti është Emir Sahiti, i cili është vlerësuar me notën 7,4, ku me Hajdukun e Splitit dhuroi një asist te goli i parë ndaj Lokomotivës së Zagrebit.

I pesti në këtë klasifikim renditet portieri i Shqipërisë, Gentian Selmani, i cili vlerësohet me notën 7,4,m ku ruajti portën e paprekur ku Boluspori i tij barazoi pa gola ndaj Adanasporit në Ligën e Parë turke.

VLERËSIMET E LEGJIONARËVE SIPAS FAQES SË SPECIALIZUAR TË STATISTIKAVE, “SOFA SCORE” –

Related posts

NUK KONTROLLON NERVAT/ Sulmuesi Benedetto humbet toruan. Dy kartonë të kuq brenda 4 minutash (VIDEO)

Delo.autor

KOMBËTARJA/ Sadiku i vendosur: Duhet të marrim 2 fitore, kryesimi i grupit…

Delo.autor

ZYRTARE: Liverpool transferon këtë lojtar

Q.Autor

Leave a Comment