Futboll Seria A Sport

NGA GOLEADAT TEK SHERRET/ Ja 5 duelet e “FERRIT” mes Interit dhe Juventusit

Një Inter-Juventus i tillë duket i çuditshëm, me distanca yjore dhe pak objektiva të përbashkët në klasifikim: bardhezinjtë janë matematikisht kampionë, zikaltrit po luftojnë (dhe janë pranë) kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Inter-Juventus

Historia kujton, megjithatë, përballje akoma më të çuditshme: sherre, polemika, gola “fantashkencë”, por gjithçka ka nisur nga një sfidë… mbretërore. Ishte 19 marsi i 1930-ës, e para në Serinë A me një fazë, kur Xhuzepe Meaca mahniti publikun e Torinos në fitoren interiste, përfshi princeshën Maria Hoze, e pranishme në tribunën përkrah bashkëshortit Umberto i Savoiës. Lajm bëri, sakaq, një mungesë: për shkak të një angazhimi të pashmangshëm, Mbreti Vitorio Emanuele III u detyrua të humbiste spektaklin.

“LUFTË CIVILE”

18 nëntorin e 1945-ës, në “Arenën e Milanos” u zhvillua sfida e parë pas Luftës së Dytë Botërore: futbolli shërbente si shpërqendrim nga rrënojat, por ai Inter-Juve shkaktoi thuajse një revoltë popullore. Bardhezinjtë ishin në avantazh 2-1 pak minuta nga fundi, por papritur interisti Penco barazon. Juvja proteston, sepse topi nuk kishte kaluar plotësisht vijën fatale. Publiku, i gjithi zikaltër, zbret nga shkallët dhe i lë të kuptojë arbitrit Skorconi që goli është mirë të akordohet…

GOLEADË

Për fat, tensionet të lindura nga konflikti, shuhen dhe Inter-Juve “normalizohet”. Më 4 prill të 1954-ës zikaltrit regjistrojnë një fitore historike 6-0, megjithatë kronikat tregojnë për futbollistët që largoheshin nga fusha duke shtrënguar duart. Në 1961- shin, pas një polemike të pafund, presidenti i federatës (dhe juventin) Umberto Anjeli urdhëron që Juve-Inter të luhet sërish: zikaltrit e Anxhelo Moratit, për protestë, zbresin në fushë me skuadrën e akademisë. Bardhezinjtë sidoqoftë nuk falin: 9-1, 6 gola të Sivorit. Rrjetën e vetme interiste e shënon Sandro Macola.

RONALDO-IULIANO

Në njëzetvjeçarin e fundit kujtohet shumë thjesht 26 prilli i 1998-ës: Iuliano rrëzon Ronaldon në zonën juventine, kryesori Çekarini nuk vërshëllen penallti dhe në aksionin pasardhës akordon 11-metërsh për Del Pieron… Helmet e asaj ndeshjeje kujtohen deri në ditët e sotme.

iuliano ronaldo

TOLDO

Duke kaluar te golat më të bujshëm, “çmimin” e fiton një… portier, edhe pse dyshime ka pasur: në tetorin e 2002-shit Interi barazon në shtesë dhe topin e prek i pari Toldo, megjithëse pamjet tregojnë se i fundit e devijon Vieri.

SHERRI I MADH

5 dhjetori i 2009-ës. Bardhezinjtë e Ferrarës shtangin Murinjon me një gol të Markizios, por në fushë, ku zbresin edhe rezervat, ndodh gjithçka: bërryl i Melos, rrëzohet Baloteli, sherr Bufon-Tiago Mota dhe Kivu godet me kokë Sisokonë.

Related posts

Deti, arma sekrete e Rafael Nadal

Sadik.Autor

Real Madridi, Keylor Navas dhe mrekullia e Champions-it

Sadik.Autor

NATIONS LEAGUE/ Një “MAGJI” e Zinchenkos kap në befasi Zvicrën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment