Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Flamurtari-Tirana, Ekipi i Memës prish gjithçka vetë. Imami humb penalltinë

Flamurtari dhe Tirana luajnë një ndeshje mjaft të rëndësishme në kuadër të javës së 27-të në Kategorinë Superiore. Vlonjatët vijnë pas 3 javësh pushim, dhe mbetet për t’u parë ritmi në stadiumin “Flamurtari”, teksa javën e kaluar morën 3 pikë në tavolinë përballë Kamzës.

Nga ana tjetër, Tirana vjen pas kualifikimit në Kupë për në gjysmëfinale, por nga ana tjetër situata në kampionat është me shumë rrezik, pas fitores së Kastriotit, dhe fitorja i duhet shumë për të siguruar mbijetesën, ndërkohë që trajneri Mema e pat theksuar para takimit se i druhej aleancave në këtë kampionat.

LIVE | Flamurtari-Tirana 1-0

GOL: Sukaj 28′ /

 

KOMENTI LIVE

60’ Harkim në zonë nga Kërçiku, por Koliçi del dhe kap topin.

55’ Ndërhyn Mema me lëvizjen e parë. Del Halili, në fushë Ernest Muçi.

52’ Çfarë mundësie humb Imami! Shkon jashtë goditja e mbrojtësit.

50’ Ndërhyrje e parregullt e Deliajt, ndaj Hoxhallarit, penallti për Tiranën.

48’ Topi në zonë për Halilin, ndërhyn Deliaj, teksa rrëzohet sulmuesi i Tiranës, por gjithçka e rregullt për Jorgjin.

46′ Nis pjesa e dytë. Ekipet siç e mbyllën.

Related posts

Rashica shënon gol të bukur në fitoren e Werderit

Q.Autor

“KEMI 28 VITE QË NUK FITOJMË ME MILANIN”/ Inzaghi kërkon të thyejë “tabutë”

F.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Benzema: Goli ndaj Liverpool nuk ishte fat

Sadik.Autor

Leave a Comment