Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Kastrioti-Luftëtari, starton pjesa e dytë. Gjirokastritët në kërkim të golit

Ka nisur sfida mes Kastriotit dhe Luftëtarit, e cila do të vendosë shumë për skuadrat që do të mbijetojnë dhe do të bien nga elita e futbollit shqiptar.

Kjo ndeshje mund të quhet pa frikë, “derb”i i mbijetesës, teksa pritet një përballje tepër e luftuar. Luftëtari nuk është më ai ekipi që pësoi 5 gola në Gjirokastër nga krutanët dhe kjo është dukur nga rezultatet që ka marrë në javët e fundit, ku mposhti Partizanin në kryeqytet. Ndërkohë një fitore të artë arritën edhe krutanët përballë Kukësit.

Skuadrat zbresin në fushën e lojës me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion dhe do të luftojnë për trepikëshin e vyer. Dy fitore në Gjirokastër ka marrë Kastrioti, 0-1 në fazën e parë dhe 1-5 në fazën e tretë. Ndërsa në të vetmin takim të luajtur në Fushë-Krujë për fazën e dytë, Luftëtari ka arritur të fitojë 0-2 me gola të Vasil Shkurtajt.

LIVE| KASTRIOTI-LUFTËTARI 1-0

H.Marku 26′ (p)

KOMENTI LIVE: 

47’ Mundësi e mirë për Kastriotin, por Ruçi ndal në dy kohë gjuajtjen e Roxher.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime.

Related posts

Interi shfaq interes për sulmuesin “shtatlartë” të Livepool-it

Q.Autor

PYETET PËR ICARDIN DHE LUKAKUN PAS ZYRTARIZIMIT/ Conte befason me përgjigjen e tij

Delo.autor

REALIZOI “HAT TRICK” HISTORIKE ME BARCELONËN/ Ylli Manaj: Do marr topin, e dua të firmosur

Delo.autor

Leave a Comment