Futboll Seria A Sport

MILANI SËRISH NË HETIM NGA UEFA/ Tifozët e ekipit iu luten të mos i dënojnë: Vetëm ju mund të… (FOTO)

Milan është sërish nën hetim nga UEFA për shkak se nuk ka arritur të barazojë bilancin e sezonit 2018-19 dhe një dënim i mundshëm është në horizont për kuqezinjtë.

Të shqetësuar nga kjo situatë ku skuadra e tyre pretendon të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm, tifozët kanë filluar të shkruajnë në llogarinë e CAS (ose Tas) në Twitter, “vetëm ju mund të na shpëtoni”, apo “kemi nevojë për ndihmën tuaj”, “fati ynë është në duart tuaja” e mesazhe të ngjashme.

Mirëpo përgjigja për ta vjen nga Japonia. Një gazetar me emrin Tas në Twitter është shqetësuar nga një sërë mesazhesh në drejtim të tij, për këtë ai iu përgjigj tifozëve me një mesazh publik.

“Qetësohuni milanistë, çfarë po ndodh?”, shkroi Tas, që emrin e tij së gjati e ka Tasuku Okawa.

Gjithsesi, pas kësaj ngjarje gazetari japonez duhet të marrë në konsideratë ndërrimin e emrin në Twitter.

Related posts

Rrëfimi i Blerim Xhemailit: Ja se çfarë do të bëja nëse do shënoja kundër Serbisë

Sadik.Autor

SHKËLQEJNË TUCI DHE MUÇI/ Shpresat dhurojnë spektakël në pjesën e parë ndaj Apolonisë

Delo.autor

“JEP GJITHÇKA NË FUSHË”/ Nagelsmann: Ai është lojtari më i mirë me të cilin kam punuar

Delo.autor

Leave a Comment