Futboll Kategoria Superiore Kupa e Shqipërisë Ndeshjet Live

LIVE/ Kukësi-Skënderbeu, Dajsinani shpëton portën e korçarëve

Kukësi dhe Skënderbeu luajnë aktin e parë gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë në Kamzë. Verilindorët e Ernest Gjokës vijnë në këtë përballje pas triumfit në kampionat ndaj Tiranës, ndërkohë kampionët në fuqi të Kupës dhe kampionatit u mposhtën minimalisht nga Laçi.

bandicam 2019-04-24 16-01-30-841

Fitimi i Kupës shikohet si “varkë” shpëtimi për të dyja skuadrat, të cilat kërkojnë ta mbyllin sezonin me trofe. Kukësi vjen në përballjen e sotme me 6 mungesa, ndërkohë që trajneri Shehi nuk ka të gatshëm vetëm futbollistët Lulaj dhe Taipi.

bandicam 2019-04-24 16-03-34-020

KUKËSI-SKËNDERBEU 0-0

KOMENTI LIVE: 

15′ Skënderbeu merr frenat e lojës në këto minuta, por mungojnë rastet e rrezikshme në portën e Frashërit.

12′ Muzaka pason bukur për Krasniqin brenda zonës, i vëmendshëm atje Cuculi që rëshket bukur, duke larguar rrezikun në këndore.

9’ Tjetër mundësi e mirë për Kukësin me  Rexhinaldo  i cili ka topin në hyrje të zonës, por  ia lë Rrocës, goditja e këtij të fundit devijohet.

7’ Skënderbeu provon të rrezikojë me anë të Muzakës dhe Bregut, por topi shkon jashtë kuadratit.

5′ Pranë golit Kukësi me Çyrbjan. Futbollsiti merr një top mjaft të bukur nga Rroca, del i vetëm brenda zonës, provon me një gjuajtje, por ndal portieri Dajsinani, ndërkohë që Rexhinaldo priste i vetëm brenda zonës.

1′ Ka startuar supersfida në Kamzë, skuadrat hidhet menjëherë në sulm në kërkim të golit.

Related posts

SFIDA NDAJ LITUANISË NË NATIONS LEAGUE/ Shqipëria favorite në kompanitë e basteve, ja koeficientët…

Delo.autor

FUTBOLL NË KOHË PANDEMIE/ Rregulla të reja në ndeshjen Juve- Milan

Delo.autor

Lamtumirë Sarri, Napoli zbulon emrat që mund të pasojnë teknikun italian

Sadik.Autor

Leave a Comment