Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Kukësi-Teuta, Durrsakët me 10 lojtarë. Bicaj ndëshkohet me karton të kuq

Po luhet në Kamzë, sfida mes Kukësit dhe Teutës e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren, për të shpresuar te arritjet e objektivave në fund të sezonit. Verilindorët vijnë në këtë përballje pas triumfit 0-2 në transfertë ndaj Tiranës.

bandicam 2019-04-28 16-09-57-038

Ndërkohë që durrsakët kanë regjistruar 3 humbje radhazi. Sfidën e fundit skuadra e Shkëmbit ishte pushim, pasi kalendari i rezervoi përballjen ndaj Kamzës, të përjashtuar nga kampionati.

kUKESI

Për sa i përket formacioneve, Gjoka vjen me ndryshime nga sfida e fundit. Braziliani Melo luan nga fillimi teksa ai që sakrifikohet është mesfushori Limaj. Në krahun tjetër te Teuta ka shumë ndryshime. Progni e nis si mbrojtës i djathtë, pasi mungon Frashëri i dëmtuar. Hidi dhe Arapi kthehen titullarë, kurse në sulm Latif do mbështetet nga Vajushi e Traore.

KUKËSI-TEUTA 0-0

KOMENTI LIVE: 

90+3′ E pabesueshme çfarë humbet Rexhinaldo me portën e boshatisur. Traversa i mohon golin e avantazhit sulmuesit mozambikas nga shumë pranë vijës fatale.

90′ Akordohen 3 minuta  shtesë.

89′ Teuta me 10 lojtarë, Bicaj ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

88′ Irakli Dzaria është i ndëshkuari i tretë te skuadra e Kukësit.

86′ Kukësi hidhet në sulm në kërkim të golit. Shkurtaj shkëputet bukur nga e djathta dhe provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por topi shkon jashtë kuadratit.

84′ Tjetër mundësi shënimi për Kukësin me Rexhinaldo, por sulmuesi nuk koordinohet siç duhet brenda zonës, pas topit të harkuar nga e majta.

82’ Shkëmbi bën një tjetër zëvendësim me Fabio Beqajn që zë vendin e Armando Vajushit.

75′ Moment i diskutueshëm në Kamzë. Verilindorët pretendojnë për 11-metërsh, pas rrëzimit të Melos, brenda zonës, nuk është i këtij mendimi gjyqtari Xhaja. Protestojnë kuksianët.

72′ Progni harkon një top të rrezikshëm brenda zonës për Traore, i cili nuk godet siç duhet me kokë brenda zonës.

70′ Vajushi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Melos.

64’ Vajushi tenton një roveshatë në zonë, por goditja e tij është e gabuar.

60′ Zëvendësim i dytë tek Teuta, largohet Amadu Latif, në lojë Bushiç.

58′ Zëvendësim edhe te Kukësi, largohet kapiteni Musolli, vendin e tij e zë Limaj.

57′ Zëvendësim te Teuta, largohet kapiteni Osmani, vendin e tij e zë Roni Gashi.

55’ Faull në sulm nga ana e  Biacjt i cili mundohet të ndalë Musollin por gabon dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

52′ Goditje dënimi për Kukësin, provon me të djathtën Rexhinaldo, topi ndalet nga muri mbrojtës.

47’ Melo merr një top të gjatë dhe provon të niset në drejtim të portës, por ndalet nga Progni.

46′ Starton pjesa e dytë. Nuk ka ndryshime në formacion.

Related posts

Me Rino Gattuson në stol, ky Milan është transformuar totalisht!

Sadik.Autor

DORËZOHET TEUTA/ Reginaldo udhëheq Kukësin drejt triumfit në Durrës

Isa.Autor

TIRANA-TEUTA/ FSHF zyrtarizon 6 gjyqtarë për këtë takim, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment