Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Kukësi-Teuta, Mbyllet pjesa e parë në Kamzë. Skuadrat shpërdorojnë raste të arta shënimi

Po luhet në Kamzë, sfida mes Kukësit dhe Teutës e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren, për të shpresuar te arritjet e objektivave në fund të sezonit. Verilindorët vijnë në këtë përballje pas triumfit 0-2 në transfertë ndaj Tiranës.

bandicam 2019-04-28 16-09-57-038

Ndërkohë që durrsakët kanë regjistruar 3 humbje radhazi. Sfidën e fundit skuadra e Shkëmbit ishte pushim, pasi kalendari i rezervoi përballjen ndaj Kamzës, të përjashtuar nga kampionati.

kUKESI

Për sa i përket formacioneve, Gjoka vjen me ndryshime nga sfida e fundit. Braziliani Melo luan nga fillimi teksa ai që sakrifikohet është mesfushori Limaj. Në krahun tjetër te Teuta ka shumë ndryshime. Progni e nis si mbrojtës i djathtë, pasi mungon Frashëri i dëmtuar. Hidi dhe Arapi kthehen titullarë, kurse në sulm Latif do mbështetet nga Vajushi e Traore.

KUKËSI-TEUTA 0-0

KOMENTI LIVE: 

Përfundon pjesa e parë. 

45+1′ Fantastik Isli Hidi. Gardiani i skuadrës durrsake i mohon një gol të sigurt Rexhinaldo. Pas harkimit të Çyrbjas nga e djathta, sulmuesi mozambikas godet bukur me kokë, por Hidi i thotë “jo” golit, duke grushtuar topin.

45′ Akordohe 1 minutë shtesë.

44′ Amadu Latif ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Rrocës.

43′ Vajushi lëshon të djathtën nga distanca, në pozicion Frashëri që kontrollon gjithçka.

39′ Melo provon me një gjuajtje nga distanca, topi shkon drejt e në duart e portierit Hidi.

36’ Faull taktik në mesfushë nga ana e Ethemit i cili ndëshkohet me karton të verdhë.

27′ Pranë golit Teuta me Amadu Latif. Mbrojtësi Arapi provon me një gjuajtje me kokë brenda zonës, topi shkon te Latif, i cili nga shumë pranë vijës fatale, e ka dërguar sferën jashtë kuadratit, duke bërë më të vështirën.

25′ Rroca provon me të majtën nga brenda zonës, pas topit të harkuar nga këndi, por gjuajtja e mesfushorit shkon jashtë kuadratit.

24′ Stivi Frashëri ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

23′ Musolli jep një asist fantastik për Melon, teksa ky i fundit nuk arrin të koordinohet siç duhet brenda zonës, duke shpërdoruar një rast të artë.

20′ Tjetër mundësi shënimi për Teutën, Osmani shkarkon të djathtën në hyrje të zonës, por gjuajtja e korçarit përfundon ngjitur me shtyllën.

17′ Rasti i rrezikshëm për Teutën. Kallaku provon me një gjuajtje potente, por topi devijohet nga portieri Frashëri në këndore.

15′ Minuta të qeta me qarkullime të shpeshta të topit në mesfushë.

11’ Radha e Teutës për të kërcënuar portën e verilindorëve, por Frashëri del duke grushtuar dhe eviton rrezikun.

7′ Rast i artë për Kukësin. Hidi bën shpëtimtarin duke ndalur gjuajtjen e Shkurtajt, nga shumë pranë vijës fatale.

1′ Nis e ashpër sfida. Sidibe ndërhyn në mënyrë tepër të gabuar ndaj Rrocës, duke e lënë të shtrirë për disa minuta mesfushorin e verilindorëve.

1′ Ka nisur sfida.

FORMACIONET ZYRTARE:
Kukësi: Frashëri, Ethemi, Teqja, Cuculi, Rrumbullaku, Çyrbja, Musolli, Rroca, Uilliam, Rexhinaldo, Shkurtaj. Trajner: Ernest Gjoka

bandicam 2019-04-28 15-47-00-305
Teuta: Hidi, Progni, Bicaj, Arapi, Hakaj, Osmani, Sidibe, Kallaku, Traore, Vajushi, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi

bandicam 2019-04-28 15-47-36-344

Related posts

Zyrtare: Schalke e huazon Donis Avdijaj te skuadra holandeze

Q.Autor

Në Gjermani del në shitje paketimi i salçiçeve “7-1” në kujtim të fitores ndaj Brazilit

Sadik.Autor

Marrëveshja e re, arbitra nga Finlanda në Kategorinë Superiore

Sadik.Autor

Leave a Comment