Futboll Sport

MBYLLET AKANDI PËR SHIRITIN E CRISTIANO RONALDOS/ Zbulohet çmimi sa është shitur

Shiriti i kapitenit të Portugalisë, Kristiano Ronaldo, të cilin sulmuesi e flaku i zemëruar në fushë në fundin e ndeshjes Serbi-Portugali në Beograd, pasi nuk iu akordua një gol i rregullt, është shitur të premten në ankand për shifrën e 64 mijë eurove.

Të ardhurat që do të shkojnë për bamirësi, për të paguar kurat mjekësore të një fëmije serb 6 muajsh, i cili është prekur nga atrofia muskulore e shtyllës kurrizore. “Sapo u mbyll ankandi me shifrën e shkëlqyer të 7.5 milionë dinarëve për shitjen e shirit të kapitenit Kristiano Ronaldo për qëllime humanitare”, njoftoi në “Twitter” Jovan Simiç, themeluesi i organizatës

“Së Bashku për Jetën”, që u vjen në ndihmë fëmijëve me probleme të rënda shëndetësore. Ai falënderoi zjarrfikësin Xhorxhe Vukiçeviç, i cili mori shiritin e CR7 nga stadiumi pas ndeshjes dhe ia ofroi organizatës së tij.

Related posts

Hamilton konfirmohet “mbreti i shiut”, starton si kryesues në Hungari

Isa.Autor

Zgjedhjet në FSHF, mbërrijnë monitoruesit nga FIFA dhe UEFA

Q.Autor

Juventusi “piketon” talentin e Atalantës

Sadik.Autor

Leave a Comment