Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Luftëtari-Tirana, Rast i pabesueshëm për Sentamun. Nuk shënon me portën e boshatisur

Është duke u luajtur në Gjirokastër, sfida mes Luftëtarit dhe Tiranës e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore, një përballje tepër delikate për të 2 skuadrat, të cilat kanë si objektiv sigurimin e mbijetesës.

Kujtojmë që Luftëtari dhe Tirana u përballen edhe në mesjavë në Gjirokastër, në takimin e vlefshëm për Kupën e Shqipërisë që përfundoi në barazim 0-0.

Për sa i përket formacioneve, Dunga është rikthimi i madh për skuadrën e Ahmatajt, ndërkohë që mungojnë Ramadani dhe Rapa. Te bardheblutë mungesat janë më të shumta. Ku spikat ajo e kapitenit Karabeci, mbrojtësit Imami , por edhe e sulmuesit Ngo.

Luftëtari ndodhet në vendin e 7-të të renditjes me 38 pikë, ndërsa Tirana ndodhet një vend më poshtë me dy pikë më pak, pra 36.

LIVE| LUFTËTARI-TIRANA 1-0
(Hasani 10′)

KOMENTI MINUTË PAS MINUTE:

38′ Çaste të rrezikshme në portën e Tiranës. Fili kroson në shtyllëe dytë, aty Xhekson godet, por topi ndalet nën trupa e shumtë që ndodhen para Abibit.

37′  Kryhet zëvendësimi i parë. Açka del nga fusha e lojës,, pasi është dëmtuar,  vendin e tij e zë Neziri.

36′ Luftëtari nuk është i saktë në pasime, Tirana fiton metra nga gabimet e gjirokastritëve.

33′ Maveje gjuan nga jashtë zonës, por jashtë kuadratit.

27′ Kobinah godet pas një aksioni model, Bakaj pret dhe Senatmu humbet para portës një rast të pafalshëm.

Sentamu rast on Vidnews.

22′ Hoxha tenton nga larg, Abibi i vendosur mirë devijon goditje këndi. Ajo ekzekutohet me një skemë, Aleksi godet, por asgjë serioze.

20′ Luftëtari po provon të ndërtoj aksione sulmuese, Tirana fillon të tërhiqetpas golit të shënuar.

16′ Kombinime të bukura të vendasve. Aleksi pason në zonë tek Açka, por nuk mbërrin në kohë topin.

14′ Dunga gjuan me kokë, Abibi i qëndrueshëm pret topin në qendër të portës.

10′ GOOOOLL Hasani gjen rrjetë nga pika e bardhë e penalltisë

9′ Demo shkakton faul në zonë te Sentamu, Meta akordon 11-metërsh për Tiranën, Aleksi po konteston me arbitrin, por ai është i palëkundur në vendimin e tij. Gjithashtu  lojtari i Luftëtarit ndëshkohet me karton të verdhë

5′ Kobinah kroson në zonë, Turtulli tenton me kokë, por nuk e gjen kuadratin.

3′ Hoxha dhe Halili përplasen në ajër dhe stafi mjekësor futet të japë ndihmën e parë. Loja rifillon.

1′ Starton sfida në Gjirokastër. Topin e parë e shkelmon Luftëtari.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Mesfushori Eriksen larg Inter, një klub surprizë futet në garë për të

Delo.autor

I KËRKON MANCHESTER CITYT TË MBAJË “XHEVAHIRIN”/ Kroos bën thirrje: Mos e lejoni që Sane të transferohet tek…

Delo.autor

DRAMË TEK CHELSEA/ Miqësorja e Abramovic është mallkim për Sarrin dhe yllin anglez

F.autor

Leave a Comment