Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Luftëtari-Laçi, Mbyllet pjesa e parë. Gjirokastritët dominojnë

Në Gjirokastër është duke u luajtur një ndeshje shumë e rëndësishme mes Luftëtarit vendas dhe Laçit. Skuadra gjirokastrite është e destinuar të fitojë këtë sfidë, nëse nuk do të vazhdojë ecurinë pozitive për të mbijetuar në Superiore.

Ahmataj luan me modulin 4-1-4-1, pasi janë rikthyer Hoxha dhe Xhekson. Ndërsa nga ana e kurbinasve, Starova ka lënë në krahët e mesfushsës Shtubinën dhe Sefgjinin. Në stol janë ulur Eller dhe Oktopu.

LIVE| LUFTËTARI-LAÇI 0-0

KOMENTI MINUTË PAS MINUTE

45+1′ Mbyllet pjesa e parë.

45′ Kocionis ndëshkohet me të verdhë, greku humbet ndeshjen e rradhës.

44′ Rapo godet me të majtë, por pa shqetësuar aspak Selmanin, të cilit nuk i është dashur të ndërhyjë për të bërë mrekullinë.

41′ Dunga kombinon bukur me Ymerajn, por ky i fundit gabon në momentin final, duke krosuar jashtë. Momenti jo i keq për gjirokastritët.

37′ Godet Xhekson me të djathtë, Selmani sheh topin që kalon afër shtyllës.32′ Momenti i bukur nga Laçi, që tenton me një model askion, i cili nuk finalizohet.

30′ Fili tenton me një gjuatje nga 25 metra, por topi shkon mbi traun e Selmanit.

27′ Aleksi është jashtë zonës së rreptësisë, kërkon të çojë topin tek këmba e djathtë, por bllokohet nga kurbinasit.

25′ Rapa kontrollon topin, Aleksi mbetet “leva e marshit” te Luftëtari.

23′ Laçi tenton të vendosë një ritëm në mesfushë. Kurbinasit pas shumë minutash marrin topin në zotërim.

21′ Luftëtari tenton me topa të gjatë, Laçi vazhdon me kundërsulme, por vendasit janë të vëmendshëm.

18‘ Rapa kroson në zonë nga e djathta, pret Selmani pa vështirësi. Vazhdon një dominim i lehtë i Luftëtarit.

14‘ Xhekson tenton një top të gjatë për Dungën, mbyll Mersinaj dhe Selmani pastron zonën.

12′ Goditje dënimi për Laçin, në krahun e majtë të sulmit. Toro godet me kokë, asnjë shqetësim për Ruçin.

10′ Dalje e shpejtë e Luftëtarit me Rapën, topin shkon në qendër për Rapon, ai heziton të godasë dhe mbrojtësat e Laçit largojnë sferën nga zona.

8′ Aleksi tenton me një top të gjatë për Rapon, Selmani kontrollon topin në limitet e zonës.

7′ Fili kroson në zonë, largon Toro i pashqetësuar nga mbrojtja.

6′ Minuta të qeta këto të parat. Skuadrat njohin njëra-tjetrën. Vendasit kanë topin më shumë në zotërim me Laçin që pret gjirokastritët.

3′ Rapa ka probleme me kofshën e djathtë. Mjekët japin ndihmën e parë dhe mbrojtësi vijon lojën.

2′ Fili jep një vertikale për Dungën, afrikani niset, por topi ngec në këmbën e tij. I pafat lojtari i Luftëtarit në këtë moment.

1′ Starton ndeshja. Topin e parë e shkelmon Laçi.

Related posts

PICKFORD KAPET ME KOPJE/ Kjo HILE kualifikoi Anglinë ndaj Kolumbisë në Botëror

Isa.Autor

CR7 MPOSHTI KORONAVIRUSIN/ Portugalia thërret Ronaldon, Juventus në ankth

Delo.autor

PAS LARGIMIT NGA DREJTIMI I MILANIT/ Mirabelli: Gabuam me Bonuccin kapiten

Isa.Autor

Leave a Comment