Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Luftëtari-Tirana, Bardheblutë zhbllokojnë sfidën. Hasani nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë

Është duke u luajtur në Gjirokastër, sfida mes Luftëtarit dhe Tiranës e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore, një përballje tepër delikate për të 2 skuadrat, të cilat kanë si objektiv sigurimin e mbijetesës.

Luftëtari-tIRANAKujtojmë që Luftëtari dhe Tirana u përballen edhe në mesjavë në Gjirokastër, në takimin e vlefshëm për Kupën e Shqipërisë që përfundoi në barazim 0-0.

Për sa i përket formacioneve, Dunga është rikthimi i madh për skuadrën e Ahmatajt, ndërkohë që mungojnë Ramadani dhe Rapa. Te bardheblutë mungesat janë më të shumta. Ku spikat ajo e kapitenit Karabeci, mbrojtësit Imami , por edhe e sulmuesit Ngo.

Luftëtari ndodhet në vendin e 7-të të renditjes me 38 pikë, ndërsa Tirana ndodhet një vend më poshtë me dy pikë më pak, pra 36.

LIVE| LUFTËTARI-TIRANA 1-0
(Hasani 10′

KOMENTI MINUTË PAS MINUTE:

10′ GOOOOLL Hasani gjen rrjetë nga pika e bardhë e penalltisë

9′ Demo shkakton faul në zonë, Meta akordon 11-metërsh për Tiranën, Aleksi po konteston me arbitrin, por ai është i palëkundur në vendimin e tij.

5′ Kobinah kroson në zonë, Turtulli tenton me kokë, por nuk e gjen kuadratin.

3′ Hoxha dhe Halili përplasen në ajër dhe stafi mjekësor futet të japë ndihmën e parë. Loja rifillon.

1′ Starton sfida në Gjirokastër. Topin e parë e shkelmon Luftëtari.

Related posts

ZYRTARE/ “Ndahet” Kategoria e Parë, mësohen dy grupet e sezonit të ri

Isa.Autor

Ozil ende i lënduar, në dyshim për sfidën ndaj Chelseas

Q.Autor

18-VJEÇARI NDEZ “EL CLASICO” NË MERKATO/ Real Madridi në garë për shërbimet e talentit të “Katalanasve”…

Delo.autor

Leave a Comment