Formula 1

ÇMIMI I MADH I AZERBAJXHANIT/ Mercedesi s’ka rivalë, Bottas bën rokadën me Hamilton

Mercedes vijon dominimin në këtë sezon të Formula 1, pasi ashtu si në tre garat e para, edhe sot në Azerbajxhan mori dy vendet e para, me Bottas fitues dhe Hamilton në vendin e dytë.

Ashtu si starti i garës, nuk pati surpriza edhe në finish, ndonëse në fillim piloti i Ferrarit, Charlse Leclerc, dha sinjale se do të rivalizonte denjësisht.

Francezi u ngjit nga vendi i 10-të në të parin, me gomat medium, por një strategji i gabuar e drejtuesve të Ferrarit, bëri që të rrinte gjatë në pistë dhe më pas të dështonte me gomat soft, duke e mbyllur garën në vendin e pestë, me xhiron më të shpejtë.

Vetëm vendi i tretë për pilotin tjetër të Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili bëri një garë të qetë, duke mos tentuar surpriza, por thjesht ruajti pozitat e tij të nisjes.

Pas garës së katërt, rikthehet në krye të renditjes për pilotë Valteri Bottas, që lë pas vetes Lewis Hamilton, ndërsa në vendin e tretë mbetet Max Verstappen.

Related posts

FORMULA 1/ Agresive dhe e zezë, piloti Alonso ka gati makinën për rikthimin e tij në pistë

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Formula 1 konfirmon edhe dy pista të tjera në kalendar (FOTO)

Delo.autor

Formula 1/ Monako e mbushur plot me personazhe të njohur (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment