Futboll Ligue 1 Sport

“MBPAPPE? TASHMË DINI GJITHÇKA”/ Princi i Katarit: Jemi pronarë të PSG, por unë dua Barcelonën

Në një intervistë të dhënë për Mundo Deportivo, Riyadh Nasser Al-Attiyah, princi i Katarit dhe pjesëtar i familjes pronare e Qatar Group që zotëron edhe Paris Saint-Germain, ka folur për të ardhmen e Kylian Mbappe, i cili duket se është gjithmonë dhe më afër largimit me kosto zero në fund të sezonit.

Fjalët e thëna për median iberike duket se nuk lënë hapësirë për interpretime:

“Mbappe te Real Madrid? Tashmë dini gjithçka. Kur dikush ka dëshirë të largohet, nuk është e lehtë ta mbash”.

Por jo vetëm.

Tri herë kampioni i Dakar ka folur edhe për preferencat e tij në futboll duke i befasuar të gjithë:

“Është e vërtetë se Qatar Group është pronar i PSG, por edhe nëse PSG i përket familjes sime, zemra ime është për Barçën, që e dua. E dua Barçën”.

Nëse flitet për klubin parisien dhe Barcelona-n, e pamundur të mos bëhet një pyetje për Messi-n:

“E preferoj tani te PSG apo kur ishte te Barcelona? Messi është numri 1, pavarësisht nga mosha e tij. Ka fituar gjithçka dhe tani po luan shumë mirë dhe e respektojmë akoma shumë”.

Related posts

FITOI SUPERKUPËN/ Vangjeli: Kërkojmë titullin kampion, në Korçë qëndrova sepse…

Isa.Autor

LIGA E KOMBEVE/ Nuk mundi të luaj, Grezda: Më kanë kërkuar të tregoj formacionin

Isa.Autor

FA CUP/ Ndizet derbi Manchester United-Liverpool, realizohen 2 gola në 9 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment