Futboll Premier League Sport

LIVE/ Luftëtari-Tirana, Supergol i Rapos, gjirokastritët barazojnë

Është duke u luajtur në Gjirokastër, sfida mes Luftëtarit dhe Tiranës e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore, një përballje tepër delikate për të 2 skuadrat, të cilat kanë si objektiv sigurimin e mbijetesës.

Luftëtari-tIRANAKujtojmë që Luftëtari dhe Tirana u përballen edhe në mesjavë në Gjirokastër, në takimin e vlefshëm për Kupën e Shqipërisë që përfundoi në barazim 0-0.

Për sa i përket formacioneve, Dunga është rikthimi i madh për skuadrën e Ahmatajt, ndërkohë që mungojnë Ramadani dhe Rapa. Te bardheblutë mungesat janë më të shumta. Ku spikat ajo e kapitenit Karabeci, mbrojtësit Imami , por edhe e sulmuesit Ngo.

Luftëtari ndodhet në vendin e 7-të të renditjes me 38 pikë, ndërsa Tirana ndodhet një vend më poshtë me dy pikë më pak, pra 36.

LIVE | Luftëtari-Tirana 1-1
GOL:  Rapo 49′ / Hasani 10′

KOMENTI MINUTË PAS MINUTE:

52’ Kobina kroson nga një goditje dënimi, por Demo largon me kokë nga zona e bluzinjve.

49’ GOOOOOL LUFTËTARI 1-1/ Supergol i Donald Rapos. Nga e djathta e sulmit, Rapo nis një top të gjatë, në formë krosimi, por trajektorja e topit shkon drejt portës dhe Abibi i vendosur keq, e shoqëron drejt rrjetës.

46’ Nis pjesa e dytë, me ekipet siç e mbyllën të parën.

Related posts

SUAREZ FLET NË STACION RADIOFONIK/ Barça duhet të gjejë një tjetër ‘9’

Isa.Autor

ZYRTARE/ Çelsi njofton goditjen e radhës në merkato, firmos me mesfushorin e talentuar të Interit

F.autor

Barça kishte parashikuar gjithçka, ja kush do ta zëvendësojë Iniesta-n

Sadik.Autor

Leave a Comment