Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Skënderbeu-Kastrioti, sulmuesi Krasniqi shënon gol nga 30 metra

Po luhet në Korçë sfida mes Skënderbeut dhe Kastriotit e vlefshme për javën e 29-të të Kategorisë Superiore. Bardhekuqtë e Orges Shehit do të tentojnë të rikthehen te fitorja pas humbjes ndaj Partizanit në transfertë me rezultatin 2-0.

Ndërkohë nga ana tjetër, pikët për krutanët e Bledar Devollit janë jetike. Një rezultat negativ në Korçë do ta komplikonte ndjeshëm objektivin e mbijetesës.

Në 28 javë kampionat, Skënderbeu ka arritur të sigurojë 40 pikë duke mbajtur vendin e 6-të, ndërkohë që Kastrioti renditet në vendin e parafundit me 30 pikë.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Shehi ka preferuar nga minuta e parë kroatin Pervan duke ulur në stol Gripshin dhe duke spostuar nga e djathta Muzakën, ndërkohë që Bojom  nuk ja ka dalë të jetë titullar te skuadra mike.

Related posts

GREZDA I BËRI PËR VETE/ Tifozët e duan titullar në ndeshjen e radhës të Rangers

Isa.Autor

NAPOLI SHPALLET KAMPIONI I ITALISË/ Dy gola ndaj Kaljarit i vendosin vulën mrekullisë së Kontes

F.autor

LIVE/ River-Boka: Shtesat nisin si mos më keq për Bokën, mbetet me 10 lojtarë pas kartonit të kuq (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment