Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Teuta-Tirana, Hasani shënon edhe të dytin për kryeqytetarët

Teuta dhe Tirana luajnë një sfidë mjaft të rëndësishme në kuadër të javës së 29-të në Kategorinë Superiore.

Durrsakët e Shkëmbit vijnë pas dy humbjeve radhazi, dhe në krizë, ndërsa kthesa kërkohet menjëherë përballë Tiranës, me trajnerin që ka bërë ndryshime tek titullarët. Ndërkohë, Tirana vjen pas fitores në tavolinë me Kamzën, por pas një jave aspak të qetë në kampin bardheblu, ku Mema ka bërë edhe shumë ndryshime në formacion.

LIVE | Teuta-Tirana 0-2

GOL : Kamara 72′ / Oduamadi 42′, Hasani 65′

KOMENTI LIVE

72’ GOOOOOL TEUTA 1-2/ Ngushtohen shifrat. Në zhvillimet e një goditje këndi, topi mbetet në zonë, dhe është Kamara që shfrytëzon duke tundur rrjetën.

70’ Ndërrimi i parë tek ekipi i Memës. Del nga fusha Muçi, futet Sentamu.

65’ GOOOOOOOL TIRANA 0-2/ Hoxhallari kroson në zonë tek Kobina, ai lë me mjeshtëri tek Hasani, dhe i vetëm tek Celeski nuk fal shkodrani.

61’ Oduamadi godet brenda zone, ndalet topi tek, dhe pretendojnë për penallti bardheblutë. Asgjë për kryesorin Hamiti.

54’ Shënon Imami, por arbitri anësor ngre flamurin për pozicion jashtë loje.

52’ Tjetër ndërrim te Teuta. Frashëri nuk mund ta vazhdojë më, i dëmtuar, dhe në vendin e tij futet Fabian Beqja.

46′ Nis pjesa e dytë. Shkëmbi hedh në fushë Vajushin, mbetet në dhomat e zhveshjeve Progni.

Related posts

GOLI MË I BUKUR I SEZONIT/ Roveshata e Ronaldos për Juventusin drejt marrjes së “çmimit”

Sadik.Autor

TREGON NJË PRAPASKENË ME BAYERN MUNICH/ Mesfushori Gotze: Ata më thanë se më vlerësonin si lojtar dhe…

Delo.autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Levante-Barcelona. Rezultati 3-3

Delo.autor

Leave a Comment