Champions League Futboll Ndeshjet Live

LIVE Totenhem-Ajaks, Holandezët mbyllin pjesën e parë në avantazh

Luhet në stadiumin e ri të Totenhemit në qytetin e Londrës, gjysmëfinalja e parë e Champions League mes Totenhemit dhe Ajaksit.

bandicam 2019-04-30 21-03-54-073

Kompeticioni më i rëndësishëm për klube, tashmë futet në fazën e tij më të nxehtë, ku vetëm 4 ekipe kanë mbetur në garë. Vendasit e Poçetinos pasi eliminuan dramatikisht Sitin, tashmë do të kërkojnë vazhdimin e ëndrrës.

Nga ana tjetër, Ajaksi me talentet e veta, kërkon të tregojë se nuk është aspak rastësi ajo që po bëjnë, dhe shkojnë të patrembur përballë “Spërsave”.

 

LIVE | Totenhem-Ajaks 0-1

GOL: / Van de Bek 15′

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet e para. Totenhem-Ajaks 0-1

45+3‘ Provon Totenhemi me Sisoko nga jashtë zone, por topi përfundon jashtë portës.

45′ 5 minuta shtesë.

39’ E pamundur për Vertongen. Edhe pse u rikthye në fushë, nuk mund të vazhdojë, nga marrja e mendjes. Zëvendësohet nga Sisoko.

38′ Vertongen ia del dhe mund të vazhdojë lojën pas mjekimit në hundë.

32’ Ndalet loja për disa sekonda. Mjekët në fushë për Jan Vertongen, pasi mbrojtësi i Totenhemit gjakoset në hundë.

24’ Aksion i bukur i Ajaksit. Van de Bek merr një top brenda zone, godet, por ndalet me këmbë nga Loris.

15’ GOOOOOOL AJAKS 0-1/ Zhbllokojnë menjëherë shifrat holandezët. Van de Bek merr një top brenda zone, dhe nuk fal përballë Loris. Goli shihet me VAR, por gjithsesi akordohet i rregullt.

13’ Ziek jep shkëndijën e parë, teksa godet me të majtën nga jashtë zone, por topi përplaset në mbrojtjen londineze.

10’ Minuta të qeta për të dy ekipet. As Totenhemi, as Ajaksi nuk rrezikojnë. Holandezët kontrollojnë më shumë topin, teksa deri tani e kanë mbajtur 64% të kohës.

1′ Nis ndeshja në Londër.

Related posts

NUK U LARGUA NGA “CAMP NOU”/ Messi vuan në Barcelonë, FOTOT që tregojnë shumë

Delo.autor

“PENALLTIA E PARË QË HUMBAS NË KARRIERË”/ Flet mesfushori Batha: Thjesht rrëshqita, kam nostalgji për…

Delo.autor

SERIE A DO TË LUHET DERI NË MESNATË/ Presidenti i Juventus bën apel: Tani të rikthehen tifozët në stadium

Delo.autor

Leave a Comment