Futboll La Liga Sport

NJË HAP LARG TRANSFERIMIT TEK REALI/ Ja sakrifica që Pogba duhet të bëjë për të shkuar

Transferimi i Paul Pogba nga Manchester United te Real Madrid nuk është kaq i thjeshtë sa duket. Edhe pse mesfushori francez ka shprehur dëshirën që të luajë me skuadrën “marengues” sezonin tjetër, ai është i vetëdijshëm se duhet të bëjë një sakrificë të madhe: Të ulë rrogën e tij.

Sipas ESPN, skuadra madrilène i ka kërkuar Pogba që të ulë pretendimet e tij financiare. Kampioni i botës aktualisht paguhet 290 mijë stërlina në javë, por Real nuk ka ndërmend të paguajë këtë shumë. Ndaj Pogba duhet të pranojë një ulje deri në 250 mijë stërlina në javë.

Ky ngërç mund të ndërlikojë jo pak transferimin e Pogba, pasi 26-vjeçari nuk ka ndërmend të pranojë një ulje të rrogës. Mësohet se Pogba ka kërkuar të paguhet njësoj si tek United, ndaj bisedimet kanë ngecur për momentin.

Related posts

TËRMETI SHKATERRIMTAR/ Nxirret i vdekur nga rrënojat e një ndërtese portieri në Turqi (VIDEO)

F.autor

NË PRAG NDESHJES NDA EINTRACH/ Spalletti heq dorë: Nuk më intereson më ai lojtar…

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Skënderbeu, Bregu dyfishon shifrat për “Ujqërit e Dëborës”

Delo.autor

Leave a Comment