Futboll Seria A Sport

“LUFTA” PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Gatusso përgatit terrenin për sezonin e ardhshëm, ja klubi i ri…

Gennaro Gattuso po e përgatit terrenin për veten e tij në rast se dështon të shkojë në zonën Champions me Milanin në fund të këtij sezoni.

Gjithsesi marrëdhënia e tij me Leonardon ka qenë e tensionuar përgjatë gjithë kohës dhe pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2021 Rino mund të largohet duke qenë se drejtuesi brazilian kërkon një trajner më të madh për të udhëhequr skuadrën në një kompeticion si Champions, e aq më keq nëse nuk e arrijnë objektivin e tyre në fund të sezonit.

Mediet në Itali kanë zbuluar se Gattuso ka darkuar në një restorant me agjentin e njohur Jorge Mendes. Kjo ka ndodhur para dy javësh, pas ndeshjes Juve-Milan.

Megjithatë në klubin kuqezi e panë thjesht si një darkë mes miqsh, sepse dihet marrëdhënia e ngushtë që ka trajneri me agjentin.

Ndër të tjera, “La Gazzetta dello Sport” ka bërë me dije se Gattuso i ka kërkuar Mendesit që të jetë i përgatitur për t’i gjetur një klub për sezonin e ardhshëm, nëse gjërat nuk shkojnë në drejtimin e duhur për të.

Newcastle është një alternativë për trajnerin italian, klub që mendohet se ia ka parashtruar si ide agjenti. Gjithsesi për këtë lëvizje duhet të pritet deri në fund të sezonit sepse edhe trajneri aktual i skuadrës angleze, Rafa Benitez është në bisedime për të rinovuar kontratën edhe pse duket e vështirë të ndodhë një gjë e tillë.LUFT

Related posts

Seri, mesfushori që po e kërkon Mourinho

Q.Autor

MUNDI I VETËM REALIN/ Ja se si 10 vite më parë i gjithë Madridi duartrokiste Del Pieron (VIDEO)

Isa.Autor

LAJM I HIDHUR PËR REI MANAJ/ Barcelona blen me klauzolë 300 milionë euro sulmuesin…

Delo.autor

Leave a Comment