Futboll Sport

ZBULON TELEFONATËN E FUNDIT ME MARADONËN/ “Fenomeni”: Ja pse mbante dy ora…

Diego la një trashëgimi të paharrueshme në futboll dhe ka ndryshuar jetën e shumë njerëzve”. Disa fjalë janë të mjaftueshme që Ronaldo Luís Nazário de Lima të pikturojë profilin teknik dhe njerëzor të Maradonës. “Fenomeni” ishte një mik i “Pibe de Oro”, ata kishin një marrëdhënie të shkëlqyeshme: “Ndiej trishtim të thellë për vdekjen e tij. Ai ishte një person spektakolar, i lumtur dhe i dashur. Gjithkush e drejton jetën e tij private sa më mirë dhe nuk duhet të gjykohet për këtë”.

Ronaldo, tani presidenti i Real Valladolid, gjatë një konference për shtyp, kujtoi një anekdotë historike, e cila daton në një nga takimet e para midis të dyve. “Fenomeni”, gjatë një darke, e pyeti Maradonën pse ai mbante gjithmonë dy orë: Maradona më tha që vajza e tij ia kishte dhënë të dyja orët dhe kjo është arsyeja pse nuk i hoqi kurrë. Kur mbaroi darka, ai më dha njërën, por unë nuk doja ta pranoja. Ai u zemërua dhe pastaj e mora. Do ta mbaj gjithë jetën time si një kujtesë të bujarisë dhe dashamirësisë së tij”.

Telefonata e fundit me të
Kam biseduar me të rreth tre muaj më parë, për një lojtar, – thotë Ronaldo. – Desha ta pyesja për mesfushorin e tij, për të cilin më foli mirë”. Gjithashtu, me atë rast, Maradona donte të dinte gjithçka në lidhje me aventurën e re të brazilianit: “Diego më dha gjithë mbështetjen e tij, tha se është i disponueshëm për të më ndihmuar sa më shumë që të mundte”“Fenomeni” shpreson që “Pibe de Oro” të mbahet mend “si dikush që ndryshoi jetën e shumë njerëzve për mirë. Mirënjohja e Argjentinës për të duhet të përhapet në të gjithë botën”.

Related posts

TIRANA-APOLONIA/ Kampionët e Superiores do të kërkojnë me çdo kusht 3 pikët (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MAESTRO ITALIAN/ Pirlo: Alegri GABOI me mua, MODRIC ka fituar shumë këtë sezon, POR…

Isa.Autor

LEGJENDA RIVALDO: Ju tregoj XAVIN e ri të Barçës, 31 klube kundër REALIT…

Isa.Autor

Leave a Comment