Futboll Seria A Sport

“LUFTA” PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Gian Piero Gasperini presion Milanit: Jemi në të njëjtin nivel…

Fitorja e Atalantës 2-1 përballë Napolit e ka bërë akoma edhe më drithëruese garën kualifikuese për në Champions League.

Tashmë Atalanta po o bën presion Milanit në luftën për të siguruar vendin e katërt në Serie A pasi të dy skuadrat zotërojnë nga 56 pikë.

Në një reagim në “Sky Sport”, Gian Piero Gasperini është shprehur i kërnaqur me lojën e skuadrës së tij.

“Kemi luajtur kundër një skuadre shumë të fortë. Napoli ka luajtur një ndeshje të madhe dhe na ka vendosur shumë nën presion, sidomos në gjysmën e parë të sfidës”, tha 61-vjeçari.

Milan? Jemi në të njëjtin nivel. Ne ëndërrojnë të renditemi para Milanit dhe të sigurojmë kualifikimin në Champions League.

Objektivi? Sigurisht kualifikimi në Champions League do të ishte i pabesueshëm dhe një sukses i madh për ne, por edhe një finale në Kupën e Italisë do të ishte e mrekullueshme. Qëllimi ynë është të jemi në Europë sezonin e ardhshëm.

Related posts

BARCELONA/ Cubarsi kërkon falje për penalltinë e shkaktuar në Champions

F.autor

PËRMBYSJE E “ÇMENDUR” NDAJ PSG! Benzema i DHURON kualifikim Real Madrid

F.autor

Ironia, si Kukësi mund të bëjë Skënderbeun të festojë

Sadik.Autor

Leave a Comment