Futboll Premier League Sport

“LUFTA” PËR TITULLIN PREMIER/ Klopp zbulon: Ndodhi ajo që prisja, do të vendoset gjithçka në…

Edhe 3 ndeshje deri në përfundim të Premier League dhe lufta për titullin kampion mbetet ende e hapur mes Liverpool dhe “Qytetarëve”, edhe pse Manchester City ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt hipotekimit të trofeut, pas 3 pikëve të siguruara në përballjen e derbit ndaj Manchester United.

Gjithsesi, trajneri i Të Kuqve, Jurgen Klopp nuk dorëzohet, përkundrazi karikon të gjithë në kampin e Liverpool për të garuar deri në frymën e fundit. “Të dyja skuadrat po zhvillojnë një sezon të jashtëzakonshëm. Duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës dhe të shpresojmë që të ndryshojë diçka në krye të klasifikimit”, deklaroi Klopp.

“Jemi të gjithë të përqendruar, askush nuk ka ndër mend të dorëzohet. E ndoqa derbin e Manchester me bashkëshorten dhe disa miq, nuk isha nervoz. Ndodhi ajo që prisja, United luajti një pjesë të parë të mirë, por nuk mundi të ruaj të njëjtin ritëm për 90 minuta”, vijoi trajneri gjerman i Liverpool.

“Nuk çuditem me fitoren e City, isha gati i sigurtë se do të kishin fituar, vetëm me përjashtim të ndonjë episodi. Gjithsesi titulli nuk është akorduar ende dhe me siguri do të vendoset gjithçka në ndeshjen e fundit. Të mendojmë që të fitojmë të gjitha ndeshjet”, përundoi trajneri Jurgen Klopp, në prag të ndeshjes së Liverpool ndaj Huddersfield.

Related posts

E PAPRITUR/ Atletico frikësohes pas asaj që bëri Reali ndaj arbitrave, skuadra e Simeones rrezikon…

Delo.autor

Real Madridi dëshiron një portugez, PSG e rivalizon

Sadik.Autor

Mohamed Salah shënon sërish

Q.Autor

Leave a Comment