Champions League Futboll Sport

“LUFTË” E MADHE NË ZONËN CHAMPIONS/ Ja 7 skuadrat që janë kualifikuar në këtë kompeticion

Në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, këtë edicion, do të përballen Barcelona me Liverpool dhe Ajax me Tottenham, respektivisht. Luftë e madhe po bëhet në kampionatet respektive për t’u kualifikuar në këtë kompeticion madhor të klubeve europiane, për sezonin e ardhshëm. Në bazë të renditjeve dhe rezultateve të deritanishme, shtatë skuadra e shohin veten tashmë në fazën e grupeve të Champions-it për sezonin pauses, edhe pse mbeten të luhen disa javë në ligat përkatëse.

Në rastin e PSG dhe Juventusit, ato e kanë fituar këtë të drejtë si kampionë të Ligue 1 dhe Serie A, respektivisht. Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, të cilët janë duke luftuar për titullin në Bundesligë, Manchester City dhe Liverpool, të cilët po zhvillojnë një duel të ashpër për “kurorën” në Premier League, si dhe Barcelona me Atletico Madrid, e kanë siguruar vendin e tyre në këtë raund të Ligës së Kampionëve, për të cilin po flasim.

Nëse ligat e mëdha europiane do të mbylleshin sot, pra do të kishin renditjet aktuale, Real Madrid, Getafe, Tottenham, Arsenal, Napoli, Inter, Milani, RB Leipzig, Eintracht Frankfurt dhe Lille, gjithashtu, do të ishin në mesin e të kualifikuarve për edicionin e ardhshëm të garës më të rëndësishme të futbollit në kontinent. Kanë mbetur edhe pak javë deri në mbyllje dhe lufta për të zënë një vend në Champions premton emocione të forta.

Related posts

NJË HAP LARG TRANSFERIMIT TEK REALI/ Ja sakrifica që Pogba duhet të bëjë për të shkuar

Delo.autor

Zhgënjehet Zidane, ka një kërkesë të rëndësishme për klubin

Q.Autor

RASTI I PABESUESHËM NË SUPERSFIDËN Siti-Liverpul/ Ja sa MILIMETRA shpëtuan EKIPIN e Guardiolës nga autogoli (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment