Champions League Futboll Sport

MANCHESTER UNITED-BARCELONA/ Ja rekordi i Messit kundër ekipeve angleze në Champions (FOTO)

Ole Gunnar Solskjaer do të përballet me testin më të vështirë deri tani në krye të Manchester United, kur Barcelona viziton “Old Traffordin” për ndeshjen e parë të duelit çerekfinal të Ligës së Kampionëve.

Kjo do të jetë vetëm hera e dytë që Lionel Messi luan kundër Manchester Unitedit në stadiumin e tij dhe hera e pestë në përgjithësi.

Rekordi i Messit kundër klubeve angleze kritikohej ashpër dikur, por ai ka ndryshuar dukshëm në vitet e fundit dhe argjentinasi do të jetë i etur ta zgjerojë rekordin e tij në njërën prej arenave më të famshme të futbollit evropian.

31-vjeçari i ka regjistruar 30 ndeshje kundër klubeve angleze në 13 vitet e fundit, duke i shënuar 22 gola.

Kundër Unitedit në veçanti, Messi ka zhvilluar vetëm katër ndeshje, duke i shënuar dy gola, të dy në finale të Ligës së Kampionëve, më 2009 dhe 2011.

Related posts

Në Brazil ZBULOJNË sekretin, ja pse Zidane nuk e donte Neymar te Real…

Sadik.Autor

27 vjet ishte pjesë e Milanit, tani vjen me një deklaratë shokues për ekipin ‘Kuq e Zi’

Sadik.Autor

Heynckes kritika Bayern: Skuadër me dy fytyra, loja nuk më bindi

Q.Autor

Leave a Comment