Futboll Sport

Marcelo: E vështirë të gjesh motivim, kur nuk lufton për asnjë trofe!

Marcelo ka folur pas fitores 3 me 0 ndaj Athletic Bilbaos.

Mbrojtësi brazilian ka komentuar në tërësi këtë sezon të madrilenëve, duke thënë se është e vështirë të motivohesh në ndeshje të ligës, kur nuk lufton më për asnjë trofe.

“Është e komplikuar që në fund të sezonit, kur nuk luan për asgjë të motivohesh për të realizuar ndeshje të mirë dhe të fitosh. Ne e gjetëm motivimin pasi erdhëm përballë publikut tonë dhe mendoj se luajtëm mirë, veçanërisht në pjesën e dytë, që nuk ishte edhe aq e vështirë për ne”, tha ai.

“Nuk është një çështje nëse ka mbaruar ose jo sezoni. Ne duhet të punojmë gjithmonë fort kur veshim këtë fanellë. E dimë të gjithë se ka qenë një sezon i vështirë. Jemi vërtetë shumë të dëmtuar për shkak të asaj që ndodhi këtë sezon, por duhet të shohim përpara”, përfundoi Marcelo.

Related posts

“KALUAN SHUMË MUAJ QË SKA PASUR NDESHJE”/ Shakohoxha: Edy Rejas nuk duhet t’ja përgjysmonin rrogën, por…

Delo.autor

Hazard s’mjafton/ Liverpool shpëton në fund falë GOLIT UNIKAL të…(VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Aston Villa-Manchester City. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment