Futboll Sport

Shokon Solskjaer: Unë do të jem i suksesshëm këtu, disa lojtarë s’do të jenë pjesë e atij suksesi

Unë do të jem i suksesshëm këtu dhe disa lojtarë nuk do të jenë pjesë e atij suksesi”, Solskjaer i ka dërguar mesazh skuadrës se disa futbollistë, nuk e kanë të garantuar qëndrimin dhe se do të ketë ndryshime gjatë verës.

Manchester United është mposhtur 4-0 nga Evertoni, një disfatë e rëndë duke parë edhe mënyrën skandaloze sesi luajti skuadra e Ole Gunnar Solskjaer.

Trajneri kërkon reagimin nga skuadra, duke u rikujtuar lojtarëve se janë duke luajtur për Man United.

Ndër të tjera, Solskjaer iu dërgoi një mesazh të qartë të gjithë lojtarëve se është duke i monitoruar një nga një dhe ai që nuk meriton ta veshë fanellën e Unitedit, do të largohet gjatë verës.

“I kërkojmë falje fansave”, tha Solskjaer pas ndeshjes, duke shtuar: “Paraqitja nuk ishte në nivelin e një klubi si Manchester United – duke nisur nga unë e deri te lojtarët”.

“E dimë se i kemi zhgënjyer fansat dhe klubin. Është e vështirë të përshkruajmë këtë paraqitje. Na mposhtën në të gjitha aspektet”.

“Jemi shumë larg asaj që duam të jemi. Kur humb në kampionat në këtë mënyrë, të gjithë e kuptojnë se kanë shumë punë për të bërë”, tha pas ndeshjes Solskjaer.

“Ky klub ka qenë poshtë edhe më parë, prandaj duhet të mundohemi të ngrihemi përsëri. Mbase nuk do të ndodhë brenda natës, por do të ndodhë”.

“Golat e pësuar ishin shumë të thjeshtë, ishim shumë keq me topin në zotërim. Nuk mund ta fshehim, duhet të themi me bindje se do të përmirësohemi”.

“Duhet t’i fitojmë katër ndeshje e mbetura dhe mbase do të kemi mundësi të përfundojmë mes katër më të mirëve. Nuk mjaftojnë fjalët, duhet të veprojmë”.

“Nëse do të luash për këtë klub, atëherë duhet ta vërtetosh. Dua që skuadra ime të jetë ajo që punon më shumë në kampionat. Unë do të jem i suksesshëm këtu dhe disa lojtarë nuk do të jenë pjesë e atij suksesi”, shtoi ai.

Me humbjen 4-0, Solskjaer hyri në histori për të keq.

Kjo ishte humbja e pestë në radhë e Manchester Unitedit me Ole Gunnar Solskjaer në udhëtim në të gjitha garat. Hera e fundit kur kjo i kishte ndodhur “Djajve të Kuq” ishte në mars të vitit 1981 me Dave Sexton në stol.

Related posts

OSASUNA-BARCELONA/ Talenti maroken ndëshkon vendasit dhe çmend Xavi Hernandez (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Ibrahimovic prezantohet me 16 dhjetor tek skuadra e zemrës…

Delo.autor

Kupa e Botës/ Publikohen formacionet zyrtare të takimit Tunizi-Angli

Sadik.Autor

Leave a Comment