Futboll Seria A Sport

YLLI KROAT LARGOHET NGA INTERI/ E ardhmja e Perisic do të jetë në Premier tek…

E ardhmja e Ivan Perisic do të jetë në Premier League në fund të këtij sezoni, por më parë do të sigurojë zonën Champions me Interin dhe më pas do përcaktohet e ardhmja e tij.

Për sulmuesit kroat ishte Arsenal që tentoi ta marrë në janar dhe interesi qëndron sërish. Pak më vonë doli edhe Tottenham në skenë, ndërsa sot “La Gazzetta dello Sport” ka bërë me dije se në garë ka hyrë edhe West Ham, që shpreson të bëjë një goditje si ajo e Felipe Anderson nga Lazio.

Tre klube nga Londra interesohen për kroatin që këtë sezon ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 8 asist në 38 ndeshje, në të gjitha kompeticionet.

Perisic do të largohet nga Inter, edhe vetë klubi e dëshiron një gjë të tillë për faktin se sulmuesi ka sjellë probleme në dhomat e zhveshjes dhe komunikimi me shokët e skuadrës është në pikën më të ulët.

Kartoni i tij vlerësohet nga 35-40 milionë euro dhe klubi zikaltër kërkon shitje përfundimtare, këtë e tregoi edhe në refuzimin që i bënë Arsenalit në janar, teksa “Gunners” e kërkuan në formë huazimi me të drejtë blerje.

Related posts

DITA E TRETË E GRUMBULLIMIT/ Kombëtarja me grup të plotë. Ja ku u përqëndrua më së shumti Reja…

Delo.autor

FINALJA CHAMPIONS/ Liverpool “hipotekon” fitoren, ja goli në minutat e fundit (VIDEO)

Delo.autor

Zikaltërit të “çmendur” pas kilianit, marrëveshja mbahet peng nga mesfushori i Interit

Isa.Autor

Leave a Comment