Champions League Futboll Sport

MORI GODITJE TË RËNDË NË NDESHJEN CHAMPIONS/ Ylli i Tottenhamit ikën nga stadiumi me paterica

Tottenham fitoi, por mori një goditje të rëndë në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Manchester City. Harry Kane u largua nga fusha i dëmtuar, i mbështetur në supet e stafit mjekësor, ndërsa e la stadiumin me paterica.

Në fillim të pjesës së dytë, kyçi i këmbës së sulmuesit anglez mori një goditje, pas përplasjes me Delph. Aq shumë dhimbje pati, sa menjëherë u largua nga fusha, pa i dhënë kohë trajnerit Pochettino të vazhdonte me zëvendësimin.

Dyshimet e para janë për një dëmtim serioz të Kane, por për të mësuar më qartë situatën reale do të duhet të presim. Kapiteni i Anglisë e la fushën pa e zënë njërën këmbë në tokë.

Në fund të ndeshjes, trajneri i Tottenham nuk dukej aspak optimist për lëndimin e yllit të vet. Ai pranoi “ferr-parajsën” e mbrëmjes: “Jam i lumtur për fitoren, por gjithsesi mbetet një natë e trishtuar. Kane ndrydhi kaviljen, mori goditje në të njëjtin vend, që e kishte dëmtuar kohë më parë. Shpresojmë se do të jetë më pak serioz si dëmtim, por ka gjasa që ta humbasim për pjesën tjetër të sezonit”.

Related posts

XHAKA DREJT KALIMIT NË GJERMANI? Trajneri Arteta befason: Nuk ishte grumbulluar sepse…

Delo.autor

Al Khelaifi zgjedh Allegrin, problem kontrata me Juven

Sadik.Autor

SULMI SEKSUAL NË TREN/ Legjenda e Anglisë insiston: Nuk jam …, më kanë akuzuar kot

Isa.Autor

Leave a Comment