Futboll Premier League Sport

“TËRBOHET” YLLI I MANCHESTER UNITEDIT/ Kërkon pagë me vlerë 90 milionë euro për të qëndruar…

Manchester United prej kohësh po kërkon të rinovojë kontratën me Marcus Rashford, i cili ka ngjallur interesin e shumë skuadrave dhe në drejtim të tij mund të vijë ndonjë ofertë tunduese.

Kontratë e tij me “Djajtë e Kuq” skadon në qershor të vitit 2020 dhe klubi kërkon që t’i japë një kontratë me kushte të reja anglezit.

Aktualisht Rashford përfiton 4.5 milionë euro në sezon, mirëpo “Mirror” ka zbuluar se 21-vjeçari ka kërkuar pagë me vlerë rreth 17 milionë euro në sezon. E njëjtë me shifrat që paguhej Wayne Ronney kur u largua nga United.

Me këtë pagë dhe kontratë 5-vjeçare Rashford do të përfitonte 85 milionë euro për këtë marrëveshje, ndërsa 5 milionë të tjera do të shkojnë për të në formën e bonuseve. Janë plot 90 milionë euro që sulmuesi i ri kërkon për të qëndruar për 5 vitet e ardhshme në “Old Trafford”.

Kujtojmë që tek United lojtari më i paguar është Alexis Sanches, paga e të cilit i kap 28 milionë eurot në sezon. Sulmuesi kilian ka qenë një dështim i vërtetë dhe ka kontratë deri në vitin 2022, për 4 sezone 30-vjeçari i ka kushtuar plot 112 milionë euro vetëm pagë neto klubit nga Manchesteri.

Related posts

DUAN CHAMPIONSIN/ JUVE nuk ndalet vetëm me CR7, kanë gati dy “yjet” e Man United

Isa.Autor

CHELSEA KËRKON PËRFORCIME/ Ëndrra e Lampard do të kushtojë 200 milionë euro

Delo.autor

“JEMI MË TË MIRË SE ATLETIKO”/ Ja si Zidane karikoi futbollistët e Realit: Mbi të gjitha…

Delo.autor

Leave a Comment