Champions League Futboll Sport

NDESHJA NDAJ AJAXIT NË CHAMPIONS/ Ja ylli që pritet të jetë titullar dhe kapiten në këtë mbrëmje

Në futboll, ashtu si në jetë, çdo gjë mund të ndryshojë në një çast. Paulo Dybala po e provon këtë në lëkurën e tij, në këto orë. Pas performancës zhgënjyese kundër SPAL, ai mund ta shohë veten titullar dhe kapiten i Juventusit. Sonte, ndaj Ajax, pritet që të jetë mbrëmja më e rëndësishme e sezonit (të paktën deri më tani) e argjentinasit me bardhezinjtë.

Numri 10, në fakt, sipas “La Gazzetta dello Sport”, është favoriti kryesor për të zëvendësuar Mandzukic (i dëmtuar) dhe plotësuar “tridentin” ofensiv me Cristiano Ronaldo dhe Bernardeschi. Një zgjedhje disi e habitshme, duke pasur parasysh se si Dybala e filloi nga stoli ndeshjen e kthimit kundër Atletico Madrid dhe çerekfinalen e parë kundër Ajax.

Situata ka ndryshuar. Dybala, përveçse do të luajë kundër Ajax, do të mbajë në krah edhe shiritin e kapitenit, në mungesë të Chiellini (i dëmtuar). Ai do të mbështesë Cristiano Ronaldon në sulm, teksa të dy janë mbërthyer aktualisht në kuotën e 5 golave në Champions. Duhet kujtuar se argjentinasi shënoi vetëm në fazën e grupeve.

Alternativë (ndaj Dybala) shihej Moise Kean në këtë ndeshje, por Allegri, pavarësisht nga periudha e shkëlqyer që po kalon sulmuesi i datëlindjes 2000, vendosi t’i besojë përvojës së argjentinasit në një çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Për pjesën tjetër, idetë e Allegrit janë shumë të qarta: Rugani pranë Bonucci në qendër të mbrojtjes, duke zëvendësuar të lënduarin Chiellini; Alex Sandro dhe Spinazzola nga e djathta në të majtë të këtij reparti. Emre mund të kthehet në mesfushë, me Pjanic dhe Matuidi.

Formacionet e mundshme
JUVENTUSI (4-3-3): Szczesny; Cancelo, Bonucci, Rugani, Alex Sandro; Emre Can, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Dybala, Cristiano Ronaldo.
AJAX (4-2-3-1): Onana; Veltman, De Ligt, Blind, Mazraoui; Schone, De Jong; Ziyech, Van De Beek, Neres; Tadic.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Chelsea dëshiron talentin italian, 50 milionë euro për…

Delo.autor

KUPA E KOMBEVE TË AFRIKËS/ Senegali dhe Maroku bëjnë detyrën

Delo.autor

SUPER KOMPJUTERI SURPRIZON ME PARASHIKIMIN/ Nuk do të jetë kampion i sezonit të ri të Premier klubi…

Delo.autor

Leave a Comment