Futboll Premier League Sport

“KËPUCA E ARTË” NË PREMIER/ Ja “Njeriu Merimangë” që i shpall “luftë” Salah dhe Aguero

Pierre-Emerick Aubameyang ka vendosur që të kapë Sergio Aguero dhe Mohamed Salah (nga 19 gola) në garën për “Këpucën e Artë” të Premier League, pas golit të tij oportunist ndaj Watford. Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund ka grumbulluar 18 gola në kampionatin anglez, për momentin, në këtë sezon.

Ai thotë se mund t’i rivalizojë golashënuesit e Manchester City dhe Liverpool, pavarësisht ndeshjeve që po mbarojnë: “Po, pse jo, ndihem i sigurt. Gara po vazhdon, edhe pse e di që është një betejë e ashpër. Jam i bindur të vazhdoj të shënoj dhe të synoj “Këpucën e Artë”. Gjithkush e di se më pëlqen të luaj me Lacazette, sepse kemi një mirëkuptim të madh në fushë.

Ndonjëherë, njëri luan, tjetri është në stol. Trajneri vendos, por gjithsekush duhet të luftojë për ekipin. Ju e dini se më pëlqen të luaj me dy sulmues, por nuk dua ta them me forcë këtë, sepse ndoshta trajneri zemërohet”.

Related posts

LËSHON DEKLARATËN/ Presidenti i Bayern Munich: Futbolli po vuan pa tifozë, Covid-19 i ka tronditur klubet

Delo.autor

Arsenal – Luis Enrique, klubi anglez merr vendimin final për trajnerin spanjoll

Sadik.Autor

HYSAJ, AJETI DHE SEFERI NUK…/ Ndryshime në mbrojtje e mesfushë, ja si pritet të luajë Shqipëria ndaj Kroacisë

F.autor

Leave a Comment