Futboll Premier League Sport

“Ata menduan se do të shkëputeshin”, ylli i Manchester Cityt tallet me…

Goli i barazimit të Leicester ndaj Liverpool të mërkurën i ka dhënë shpresë Manchester City-t në luftën për titull. Ndërsa i dha edhe mundësinë Kyle Walker të postonte një “meme” me Harry Maguire.

Mbrojtësi i Dhelprave ka shënuar golin e barazimit në Anfield duke u hequr mundësinë të besuarve të Klopp të shkëputeshin me shtatë pikë diferencë në krye të renditjes.

Kjo do të thotë se City tashmë është pesë pikë më pak se Liverpool pas humbjes befasuese ndaj Newcastle.

Walker shfrytëzoi rrjetet sociale për të “thumbuar” Mohamed Salah me shokë, duke postuar një foto të njohur të Maguire në Kupën e Botës me të dashurën e tij Fern Hawkins.

Sipër fotos ishte mbishkrimi: “Pra, ata menduan se do të shkëputeshin 7 pikë…”

Gjithsesi, postimi ishte online për rreth 10 minuta, përpara se ai të merrte kritika nga përdoruesit e Twitter dhe ta fshinte.

Related posts

PAS BARAZIMIT NË “PAQE” NDAJ ZONJËS SË VJETËR/ Flet Ribery: Prandaj kam ardhur te Fiorentina…

Delo.autor

KËRKOI TË LARGOHEJ NGA “OLD TRAFORD”/ Drejtuesit e Manchester United kanë një propozim për Pogban

Delo.autor

GLADIATORËT/ Njihuni me futbollistët më agresivë në historinë e FUTBOLLIT

Sadik.Autor

Leave a Comment