Futboll Seria A Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ JUVENTUSIT/ Spalletti synon objektivin: Nuk thuhet kush luan, janë të gjithë në…

Luciano Spalletti synon të blindojë vendin e tretë në kampionat. Nëse ky objektiv do të arrihej duke mposhtur Juventus-in, kjo do ta bënte më të ëmbël fundin e këtij sezoni, që nuk i ka dhuruar shumë gëzime zikaltërve.

Trajneri nuk ka dashur të zbulojë asgjë në lidhje me formacionin titullar, por ka folur për dy sulmuesit e ekipit: “Nuk thuhet kush luan nesër, janë të gjithë në dispozicion. Lautaro ka vënë në praktikë rritjen e tij në bazë të cilësive që ka. Është gati të jetë një pikë referimi, është një nga ata që di të marrë përgjegjësi mbi veten, gjë që i duhet Inter-it”.

“A do të më bezdiste kalimi i Icardi-t tek Juventus? Nuk e di se çfarë do të ndodhë në fundin e kampionatit, por mua më bezdisin pak gjëra dhe zakonisht, gjërat që më bezdisin mua, bezdisin më shumë ata që i bëjnë”.

Inter-Juventus mbetet një ndeshje speciale për tifozët dhe për të gjithë futbollin italian. “Kjo ndeshje është e rëndësishme, kështu ka qenë gjithmonë për futbollin tonë. Luhet gjithë vitin në lokale, dyqane, zyra, kur njerëzit janë me pushime”, ka thënë Spalletti.

“Këto dy skuadra përfaqësojnë dy pole të kundërta të pasionit për futbollin. Ka qenë gjithmonë një nga manifestet më të rëndësishme të kampionatit tonë. Është e rëndësishme që të bëjmë mirë, duke parë se ata kanë qenë gjithmonë para nesh në vitet e fundit”.

Related posts

Willian do ta zëvendësojë Matan te Man United

Sadik.Autor

U BASHKUA ME TIRANËN NË STËRVITJE/ Flet Uinful Kobina: Duam të zhvillojmë një sezon të…

Delo.autor

KUPA/ Tirana e nis me “MANITA”, fitojnë Kukësi dhe Bylisi! Vllaznia me Teutën e zgjidhin kualifikimin në Durrës

Delo.autor

Leave a Comment