Futboll Seria A Sport

KORET RACISTE NGA TIFOZËT E LAZIOS NË “SAN SIRO”/ Ja vendimi drastik që merr Tiemoue Bakayoko

Tiemoue Bakayokos i është sosur durimi. Në 2019-n, në një epokë historike ku multikultura nuk duhet të përfaqësojë vetëm normalitetin por edhe një vlerë, në Itali mund të ofendohesh dhe etiketohesh për ngjyrën e lëkurës.

Ndodhi të mërkurën, në Milan-Lazio, Kupa e Italisë. an Siro”, edhe banane gome të fryra. As arbitri Mazzoleni, as përgjegjësi i rregullit në “San Siro”, nuk reaguan, duke vazhduar lojën, teksa drejtuesit e Milanit ia bënë me dije gjyqtarit të katërt atë që po ndodhte.

Mesfushori kuqezi nuk është aspak dakord me faktin se ai dhe Kessie, për episodin me fanellën e Acerbit, edhe pse kërkuan falje dhe u gjobitën, u kryqëzuan nga institucionet dhe kushdo, ndërsa tifozët e Lacios që kanë disa ndeshje që ofendojnë me nota racizmi, vazhdojnë të jenë të pandëshkueshëm dhe asnjë nga organet e larta nuk ndërhyn.

Edhe pse u gjobit me 35 mijë euro dhe kërkoi ndjesë, ai madje i telefonoi edhe Acerbit. Por, askush nuk lëvizi një gisht për tifozët e Lazios, që dëgjoheshin në “San Siro” teksa këndonin “popopo, kjo banane është për Bakayoko”.

Kështu, pavarësisht se Milani ka ndër mend ta blejë për 35 mln euro, ndryshe nga më parë, diçka mund të jetë prishur në raportin e afrikanit me futbollin italian. “Repubblica” shton dhe se ai mund të largohet në fund të sezonit, duke mos preferuar të qëndrojë.

Sakaq, Pepe Reina, komentoi episodin: “Janë disa që kanë mbetur ende në mentalitetin e viteve ‘800. Kessie dhe Bakayoko u sollën mjaft mirë dhe i injoruan, duke menduar për fushën”

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Alarmi nga Koronavirusi, merret vendimi për Napoli-Inter!

Delo.autor

NDRYSHIME RRËNJËSORE NË VERË/ Zidane gati “listën e zezë”, ja lojtarët që largohen

Delo.autor

SHERR ME KUNDËRSHTARIN/ Ibrahimovic jep “show” në fundin e ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment