Futboll Ndeshjet Live Seria A

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ TORINOS/ Gattuso bën veprimin e çmendur në formacion, ja ylli që ul në stol

Ashtu si ndaj Lazios, Gennaro Gattuso, trajneri i Milanit, po mendon një formacion ndryshe në transferën torineze, ndaj ekipit të Mazzarrit. Sipas “Sky”, nëse me bardhekaltërit kishte modul loje me tre mbrojtës, do të kthehet moduli me katër, por disa intepretues do të ndryshojnë.

Do të kthehet titullar Calhanoglu në të majtë të sulmit me 3, ndërsa në mbrojtje Musaçhio në vend të Caldaras, me Romagnolin, Contin dhe Rodriguezin që do të formojnë katërshen.

Kthehet edhe Donnarumma në portë, ndërsa në mesfushë Bakayoko dhe Kessie do të jenë aty, teksa kthehet Lucas Paqueta titullar, në mesfushë. Por, surpriza më e madhe është në sulm: Piatek, bomberi i ardhur në janar dhe autor i 21 golave në Serie A, do të ulet në stol. Në vend të tij, Patrick Cutrone.

Related posts

Skedina e çmendur/ Djali nga Tirana me 200 lek fiton miliona, kap 9 ndeshje në kokë

Q.Autor

SFIDA NDAJ UDINESES/ Sarri nuk bën më “gabime”, i merr leje Ronaldos për aktivizimin

Delo.autor

TAULANT XHAKA VENDOS PËR TË ARDHMEN/ Dy fjalë dhe për Granitin: Do të bëhem baba, ai ka dhënë gjithmonë…

Delo.autor

Leave a Comment