Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Partizani-Laçi, Gega hedh në fushë “ushtar” Telushin

Po luhet në “Selman Stërmasi” sfida mes Partizanit dhe Laçit e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Të kuqtë e Gegës vijnë në këtë përballje pas barazimit në transfertë me Kastriotin, teksa do të kërkojnë të mbyllin sa më shpejt “çështjen” titull.

Laci festa

Ndërkohë në krahun tjetër, Laçi vjen me moral të lartë, pasi mposhti Skënderbeun fundjavën e shkuar me rezultatin 1-0. Objektivi i kurbinasve është sigurimi i një pozicioni që të dërgon në Europë.

Partizani3

Të dyja skuadrat vijnë në këtë takim me ndryshime në formacione. Gega ka vendosur Kalarin si qendërmbrojtës në krah të Belicës, ndërsa Starova ka zhvendosur Shtubinën si mbrojtës i djathtë.

LIVE| PARTIZANI-LAÇI 0-1

Shtubina 22′ (p)

KOMENTI LIVE: 

68′ Zëvendësim i tretë te Partizani, largohet Mensah, vendin e tij e zë Rubin Hebaj.

62′ Zëvendësim i dytë te Partizani, largohet nga fusha Duka, në fushë Bruno Telushi, pas 2 muajsh mungesë.

58′ Rrezikshëm skuadra e Laçit me anë të Toros, gjuajtja e mbrojtësit, përfundon ngjitur me shtyllën.

55′ Zëvendësim i parë te Partizani, largohet Bardhi, vendin e tij e zë Çinari.

55′ Pranë golit Partizani me Ibrahimin, por gjuajtja e mbrojtësit ka kaluar ngjitur me shtyllën.

51′ Laçi, provon të surprizojë me kundërsulm, por Xhixha gabon në finalizim.

49′ Pranë golit të barazimit Partizani me Asanin, por gjuajtja e sulmuesit të kuq është devijuar nga portieri Selmani në këndore.

46′ Starton pjesa e dytë, të kuqtë në kërkim të golit të barazimit.

Related posts

“GARDIANI” BERISHA DEBUTOI TEK SPAL ME HUMBJE/ Trajneri i Atalantës thur elozhe: Një ndër më të mirët në…

Delo.autor

24-vjeçari shokon Barcelonën me deklaratën e tij

Sadik.Autor

E RËNDË NË GREQI/ U raportua i zhdukur, ish-futbollisti i kombëtares helene gjendet i vrarë në makinë

Delo.autor

Leave a Comment