Futboll Kategoria Superiore Sport

NË PRAGË TË NDESHJES NDAJ LAÇIT/ Trajneri Gega: Futbolli nuk ka shumë sekrete, por ka…

Partizani-Laçi, Skënder Gega përballë Suejman Starovës. Duket se deri diku është edhe një përplasje brenda familjes. Trajneri i të kuqve, në konferencën për shtyp para sfidës me kurbinasit hodhi poshtë çdo pretendimet për aleanca si dhe kujtoi se me afrimin e ëndrrës edhe mbështetja e tifozëve do të jetë më e madhe.

Përballja me Starovën: Partizani nuk është vetëm i Gegës dhe i Starovës. Në kohë të caktuara mund të jemi në fronte të ndryshme. Komentet e mia kanë qenë të pakta, përveç mbështetjes. E rëndësishme është që është futboll edhe karshi vëllait do të doja të fitoja. S’ka asnjë problem kush është te Laçi, thjesht ndeshja e radhës. S’ka të bëjë trajneri, jemi 2 klube të ndryshme. Jam me fat që jam këtu, kanë qenë ditët më të mira të karrierës sime. Nuk ka përballje personash, thjesht janë 2 ekipe. Do të shihen diferencat, jo rastësisht jemi këtu.”

Presioni i titullit: Që nga momenti kur dolën të parët e deri më sot jemi pyetur për titullin. Jemi munduar të jemi me këmbë në tokë. Besoj se te çdo futbollist ka një ëndërr të brendshme. Do t’i shikojmë gjërat me radhë. Është ndeshje e vështirë, do t’i marrim masat. Kemi tifozët që janë frymëmarrje për ne dhe mendoj se do të jetë numër i madh nesër, sepse po shkojmë drejt fundit.

Aleancat: Nuk kam asnjë argument, asnjë provë që janë bërë aleanca. Siç besoj për veten, besoj edhe për të tjerët. Nuk do të merremi me këto gjëra. Futbolli nuk ka shumë sekrete, ka interpretim. Këta lojtarë janë stërvitur edhe me Starovën, tani i stërvit unë. Barazimi? Nëse vjen, do ta pranojmë. Do të isha i kënaqur me maksimumin. Gojët e liga nuk do të mbyllen as me Gegën e as me ikjen e Gegës. Puna dhe rezultatet do ta tregojnë se kush është në rrugën e duhur. Paragjykimet do të ngelen mbrapa shumë shpejt.

Deklarata e Gjicit: Partizani nuk është as për vend të katërt? Nuk më intereson. Është president i një klubi që ka pasur një 5-vjeçar të mirë, unë jam në futboll, ai është biznesmen, është e drejta e tij. Kur doli Kukësi kampion nuk e di kush i ka marrë gjynahet e Partizanit. S’kam parë asnjëherë Gaz Demin të flasë për ndonjë klub, por i ka mbështetur. Këtu funksionojnë të gjitha levat. Klubet e tjera kanë perceptimet e tjera karshi Partizanit, karshi meje, sulmuesve tanë, mesfushorëve tanë, me syrin që ata e shohin. Është momenti të mos kthehemi mbrapsht dhe të bëjmë rivalitet në konferenca. Fusha e ka treguar, fusha do ta tregojë. “

 

Related posts

E bujshme/ Ylli i Romës del me origjinë shqiptare

Sadik.Autor

E PAZAKONTË NË REAL MADRID-PSG/ Gjyqtari jep karton të kuq dhe penallti, por i anullon me VAR

Delo.autor

KAMPIONI I TREFISHTË I EUROËS/ PESHNGRITËSI Briken Calja shpallet “Qytetar Nderi” (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment