Futboll Seria A Sport

PËRBALLJA NË FINALEN “COPPA ITALIA”/ Gjimshiti sfidon: Kjo është forca jonë të besojmë deri në fund

Atalanta është kualifikuar mbrëmjen e djeshme ndaj Fiorentinës në finalen e “Kupës së Italisë”, ku përballë saj do të jetë Lacio. Kjo finale do të ketë “aromë” shqiptare, pasi në të do të jenë Gjimshiti dhe Strakosha. Mbrojtësi i Atalantës, në një prononcim për “Rai Sport”, ka folur për kualifikimin e skuadrës bergamaske në finalen e kupës dhe është pyetur nga gazetarët  për marrëdhënien e tij me Panuçin.

Champions? “Mendoj se e kemi kuptuar shpejt që jemi për Champions, pasi kemi parë ndeshjet që kemi luajtur ndaj skuadrave të mëdha, në të cilat kemi bërë shumë mirë, madje dhe kemi fituar. E njohim cilësinë tonë, por sot kemi pasur disa probleme me sulmuesat e shpejtë të Fiorentinës. Në golin e parë kemi gabuar, por kemi reaguar shumë mirë. Jemi të kënaqur dhe duhet të shikojmë përpara.

Lacio? “Ne nuk mendojmë se cilët lojtarë do të kemi përballë, pasi në Seria A janë të gjithë mirë, siç janë Milinkoviç-Saviç apo Imobile. Por ne jemi një ekip më i mirë  dhe e luajmë çdo ndeshje për ta futuar. Sot ne pësuam pas vetëm tre minutash dhe jemi rikthyer duke tentuar fitoren, të cilën në fund e kemi marrë. Kjo është forca jonë të besojmë deri në fund”.

Panuçi? “Nuk kam folur shumë me të për Italinë, por për kombëtaren. Kemi pasur një raport të mirë, por tashmë ai nuk është më. I uroj më të mirën në të ardhmen”.

Related posts

PRESTIGJOZJA “ESPN”/ Publikon formacionin më të mirë në botë, ja befasia e madhe (FOTO)

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ LAÇIT/ Trajneri Shkëmbi me ide të qarta: Kontrata më mbaron, por qëndoj në Durrës nëse…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Ukraina mposht me përmbysje Suedinë dhe gjen Anglinë në çerekfinale

Delo.autor

Leave a Comment