Futboll

NGA NAINGGOLAN TEK ICARDI/ Ja si ndryshon për trajnerin Conte skuadra “Zikaltër”

Inter është në flirt me Antonio Conte për ta ulur në krye të bankinës në fund të këtij sezoni. Gjithsesi italiani e ka bërë të qartë se për të arritur marrëveshjen, fillimisht duhet t’i sigurojnë atij 10 milionë euro në sezon.

Kështu zbuloi sot “La Gazzetta dello Sport”, që ka shkuar më tej duke analizuar si do të ishte Interi i ardhshëm me ish-trajnerin e Juventusit në krye të stolit.

Icardi e Nainggolan – Ish-kapiteni është i destinuar për t’u larguar në fund të këtij sezoni. Afrimi i Conte si trajner nuk do të ndryshonte asgjë në situatën e tij. Për të është vënë pas Atletico Madrid dhe sipas gazetës 70 milionë euro do të ishin të mjaftueshme që Inter ta linte të largohej.

Ndërkohë për Nainggolan situata është ndryshe. Pavarësisht se nuk ka dhënë më të mirën nga vetja, belgu është i preferuar edhe nga Conte, madje “Ninja” ishte në listën e blerjeve kur trajneri drejtonte Chelsea.

Mbrojtja – Conte i ka idetë e qartë në mbrojtje. Ashtu siç tek Juventus krijoi treshen Barzagli-Bonucci-Chiellini edhe tek Inter do të luajë me tre mbrojtës. Zikaltrit do krijonin digën e tyre e njohur si GDS, e përbërë nga Godin-De Vrij-Skriniar. Ndërkohë që alternativë në stol mbetet Ranocchia që është pranë rinovimin deri në vitin 2021.

Mesfusha – Në këtë repart të sigurt qëndrimin e ka vetëm Marcelo Brozovic edhe pse ai ka klauzolë largimi 60 milionë euro dhe mund të jetë “pre” e ndonjë sulmi në verë. Sfida e madhe e Marotta dhe Ausilio është që të sjellin një lojtar me kualitet, i preferuari është Ivan Rakitic, por duhet kuptuar situata e tij tek Barcelona. Ndërkohë që alternativë mbetet Nicolo Barella nga Cagliari.

Sulmi – Me Icardin të larguar, emri i parë për ta zëvendësuar është ai i Edin Dzeko. Por, jo i vetmi. Romelu Lukaku është një profil sulmuesi që pëlqehet nga Inter dhe ai vetë dëshiron të largohet nga Manchester United për të provuar një eksperiencë të re. Sa i përket Perisic, largimi duket i pashmangshëm, kroatit tashmë i kanë bërë dalje dhe bisedimet kanë filluar me PSV-në për të marrë shërbimet e Bergwijn.

Related posts

LIVE/ Teuta-Kukësi: Ndizet sfida në Durrës. Kamara rrëzohet në zonë, asgjë për arbitrin (VIDEO)

Delo.autor

ARGJENTINA E MBYLL GRUPIN ME 4 GOLA/ Shkëlqen Messi (VIDEO)

Delo.autor

SHKËLQEN NË MIQËSORE/ Broja nuk di të ndalet, tjetër gol tek Chelsea për sulmuesin “kuqezi” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment