Formula 1

ÇMIMI I MADH I KINËS NË “F1″/ Vettel synon fitoren e parë: Ja çelësi i suksesit në pistën e Shangait

Ferrari është në kërkim të fitores së parë sezonale në Botërorin 2019 të Formula 1, ndërkohë që ditën e diel në Kinë do të zhvillohet gara e radhës e kampionatit. Kjo është gara nr.1000 në historinë e Formula 1, ndaj “kokëkuqja” synon një sukses në këtë garë jubilare.

“Fitorja është gjithnjë një objektiv për Ferrarin dhe në rast se e arrijmë në Kinë, në këtë garë të veçantë do të ishte fantastike. Nuk ka për të qenë e lehtë, pasi është një pistë e vështirë, shumë teknike dhe ku duhet një makinë e përkryer për të fituar”, tha Sebastian Vettel.

“Çelësi i suksesit në Kinë do të jenë gomat. Duhet një menaxhim i mirë i tyre. Shpesh këtu nuk ka munguar fati, shpresoj që këtë herë të jetë ndryshe. Nëse arrijmë të bëjmë një xhiro të shpejtë të shtunën kemi shanse për fitore edhe të dielën në garë”, u shpreh Vettel.

Related posts

FORMULA 1/ Veprimi idiot, Leclerc jep deklaratën e parë pas përplasjes me Vettel

Delo.autor

FORMULA 1/ Verstappen: Titulli nuk u vendos në një garë, kam bërë një sezon fantastik

Delo.autor

Surpriza Williams, refuzon Kubica, ja kë zgjedh si pilotin e dytë

Q.Autor

Leave a Comment