Futboll Premier League Sport

NISIN VËSHTIRËSITË E PARA PAS RINOVIMIT/ Solskjaer deklaron: Ja çfarë kemi nevojë për sfidën ndaj…

Sapo ka rinovuar për 3 vitet e ardhshme, por aventura e Ole Gunnar Solskjaer në drejtimin e Manchester United po nis të ketë momentet e para të vështira.

Në garën kundër Wolverhampton, në fakt mbërriti një disfatë e shëmtuar dhe e papritur me rezultatin 2-1, që zbriti “Djajt e Kuq” në vend të pestë, jashtë luftës për vendet e Champions League.

Trajneri norvegjez, menjëherë pas ndeshjes, duke komentuar lojën e skuadrës së tij ka dhënë edhe indikacionet që nuk pranojnë kurrsesi asnjë gabim, për më tepër në prag të sfidës së Manchester United ndaj Barcelonës, për Champions League.

“Do të duhen dy ditë për të analizuar disfatën dhe për të rekuperuar nga ndeshja, më pas do të mëndojmë për Champions. Barcelona do të jetë një sfidë e madhe për ne”, u shpreh tekniku norvegjez.

“Premier? Kemi nevojë për 15 pikë në gjashtë ndeshjet e fundit, prandaj e kemi të ndaluar të gabojmë”, deklaroi trajneri i “Djajve të Kuq”, Solskjaer.

Related posts

ZBULON NJË PRAPASKENË/ “ESPN”: Kontrata e çuditshme e Cavani me Manchester United. Rinovim ose 2 milionë euro…

Delo.autor

ZYRTARE/ U largua nga Partizani, zbulohet ekipi i ri i mesfushorit Ferati

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Agjenti Raiola dhe babai i talentit Haaland zbarkojnë tek Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment