Futboll Ligue 1 Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Ylli Mbappe vendos të largohet në verë dhe të transferohet tek klubi i madh…

E ardhmja e Kilian Mbape do të jetë te Real Madrid. Për këtë janë të bindur në Spanjë ku “Cuatro” dhe “Cadena SER”, dy redaksi shumë prestigjioze, kanë siguruar informacione nga burime pranë futbollistit se ai ka qëllim të bashkohet me madrilenët në këtë verë.

Lojtari ka kontratë deri në vitin 2022 me parisienët dhe ndonëse Leonardo dhe drejtuesit i kanë ofruar shumë mundësi rinovimi për ta bërë atë liderin e një projekti të ri, Mbape ka vendosur se ka ardhur koha që të lëvizë drejt një kampionati më të fortë, në mënyrë që të synojë fronin e futbollistit më të mirë në botë.

Ndaj tani PSG duhet të vendosë nëse do ta shesë në verë, apo nëse do ta detyrojë të zbatojë kontratën dhe të largohet me parametër zero pas një viti.

Sipas dy redaksive në fjalë, qëllimi i Mbape është të largohet që këtë verë dhe të bashkohet me Real Madrid. Edhe pse ka shumë ekipe të tjera të interesuara për lojtarin, ai ka vendosur që të shkojë te madrilenët, të cilët do të nisnin me të një tjetër cikël të rëndësishëm fitues, duke llogaritur se francezi është vetëm 22-vjeçar.

Related posts

TRE GOLA NË 5 MINUTA/ Havertz dhe Gnabry tregojnë klasin, Zvicra manual futbolli (VIDEO)

Delo.autor

NJIHUNI ME FUTBOLLISTIN FRANCES QË U BË HUNGAREZ/ Edhe pse kishte fituar Kampionatin Evropian me Francën e Griezmann

Delo.autor

LIVE/ Flamurtari-Skënderbeu: Ka startuar takimi në Vlorë, skuadrat në kërkim të golit

Delo.autor

Leave a Comment