Futboll Seria A Sport

PARMA-MILAN/ Bruno Alves shokon “Kuqezinjtë”me një “perlë”, ja goli (VIDEO)

Milan është ndalur në barazim 1-1 në Tardini, ndaj Parmës. Një ndeshje që kuqezinjtë po e fitonin me një gol të Castillejo (69′), por një goditje dënimi e kthyer në gol nga Bruno Alves (87′) prishi festën.

Në pjesën e parë ishte një ndeshje me pak raste dhe skuadrat që menduan më shumë të mbrohen. Juraj Kucka rrezikoj seriozisht portën e Milanit me një roveshatë në minutën e 19’-t. Ndërsa Piatek u kundërpërgjigj me dy gjuajtje, por të pasakta.

Në pjesën e dytë Gattuso bën ndryshime, jashtë Bakayoko dhe Conti, për të hedhur në fushë Cutrone dhe Castillejo. Ky i fundit pas tre minutash në fushë shënoi golin e avantazhit me kokë, pas një harkimi nga Suso.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Pikante nga Portugali-Holandë, ja sa vrapuan lojtarët në finale (FOTO)

Delo.autor

PËRMBYSJE E MADHE NË AMSTERDAM/ Tottenham eliminon holandezët në sekondën e fundit (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ EURO 2020: Nisin kualifikueset, Italia menjëherë në avantazh. Mësoni rezultatet në kohë reale

Delo.autor

Leave a Comment