Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-INTER/ Sfida e herëve të para. Ja statistikat e veçanta të derbit të Italisë…

Juve-Inter ose sfida e herëve të para. E tillë mund të cilësohet kryendeshja e kësaj jave në Itali, e cila rastësi apo jo ka vendosur shumë primate në të shkuarën. Ronaldo ka debutuar në Europë kundër zikaltërve, Lukaku nuk i ka shënuar ende golin e parë bardhezinjve. Por, këto janë vetëm disa nga statistikat më pikante të duelit të sotëm që mund të thyejë disa rekorde të tjera… për herë të parë.

 Pas fitores 2-0 të ndeshjes së vajtjes, Interi mund të fitojë dy ndeshje radhazi kundër Juves në Serinë A për herë të parë që prej sezonit 2003-’04, kur ishte Alberto Zakeroni në stol.

 Interi mund ta ruajë portën e paprekur në të dyja ndeshjet sezonale të një kampionati kundër Juves për herë të parë që prej 1994-‘95 (në atë rast dy barazime pa gola).

 Interi nuk ka shënuar në asnjë prej 5 transfertave të fundit në kampionat në “Allianz Stadium” kundër Juves. Vetëm kundër Rexhinës (7) bardhezinjtë kanë një seri më të gjatë ndeshjesh radhazi pa pësuar në shtëpi.

 Suksesi i fundit i Interit në stadiumin e “Zonjës” në kampionat ka qenë ardhur në nëntor 2012 (3-1 me dopietën e Militos dhe golin e Palasios). Në atë rast, në stolin e bardhezinjve ishte Antonio Konte.

 Juventusi ka pësuar gol në të 13-ta ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet: sot mund të vijë ndeshja e 14-të me të paktën një gol të pësuar, diçka që do ndodhte për herë të parë prej vitit 1955 (rekord që më pas shkoi në 21 ndeshje radhazi).

 Pas humbjes 0-3 me Milanin, Juve mund të humbasë 2 ndeshje brenda në kampionat për herë të parë që prej marsit 2011.

 Juve-Inter është sfida mes dy ekipeve që kanë shënuar më shumë gola me kokë këtë kampionat: 14 zikaltrit, 13 bardhezinjtë.

 Nga lojtarët aktualë të Juves, Kuadrado është ai që e ka ndëshkuar më shumë Interin në Serinë A (3 gola). Nga ana e zikaltërve është Sançez (2 gola për kilianin).

 Ronaldo debutoi me skuadrën e parë të Sportingut të Lisbonës në 14/08/2002 kundër Interit, ndeshje e vlefshme për raundin e tretë kualifikues të Champions-it. Portugezi ka shënuar 4 gola në 10 ndeshjet e tij kundër zikaltërve në të gjitha kompeticionet: 5 fitore, 4 barazime, 1 humbje.

 Në katër sfidat zyrtare me fanellën e Interit kundër Juventusit në të gjitha kompeticionet, Romelu Lukaku nuk ka shënuar ende. Në karrierën e tij zikaltër, nuk ka ndodhur kurrë që belgu të luajë më shumë ndeshje pa e gjetur rrugën e golit (po aq sa ka luajtur kundër Juves pa e ndëshkuar, e ka bërë edhe kundër Atalantës dhe Veronës).

Related posts

“BR FOOTBALL” PUBLIKON LISTËN/ Njihuni me 10 sportistët më të paguar të të gjitha kohërave

Delo.autor

VIDEO/ Milan i pamëshirshëm ndaj SPAL, shënon edhe golin e katërt

Q.Autor

SFIDAT ME RIVALËT/ Laçi është prova e zjarrit për pretendimet e Dinamos

Delo.autor

Leave a Comment